Policia e Gostivarit zbardhi mbi pesëdhjetë vjedhje të rënda dhe ngriti padi penale kundër dy personave të cilët janë të dyshuar se i kanë kryer veprat. Hajnat lëndët e vjedhura i kishin shitur në tregjet e zeza në Shqipëri dhe Maqedoni.
Nga SPB -Tetovë informojnë se Zyra e Jashtme për Punë Kriminale Gostivar, tërësisht ka zbardhur 50 grabitje të rënda dhe dy tentime për vjedhje të rënda. Deri te Prokuroria Publike Themelore Gostivar është ngritë padi penale kundër R.K. (30) shtesat i Shqipërisë dhe I.A. (26) nga Gostivari.
“Të dy të denoncuarit dyshohen se kanë kryer pesë vepra penale në vitin 2017, ndërsa 47 këtë vit në lokacione të ndryshme, kryesisht në Gostivar, Banjicë e Epërme, Debresh, Çegran, Vrapçisht, Gradec, Çajle, Turçane e Vogël, Balindol, Forinë, Toplicë, Raven, lagjet Fazanerija, Grudajca dhe në vende tjera, deklaroi Marjan Josifoski zëdhënës i SPB Tetovë.
Ty dyshuarit R.K. dhe I.A, ishin të punësuar në një punëtori prodhuese në Gostivar në të cilën para pak kohësh ishte kryer kontroll. Vjedhjet i kishin bërë në atë mënyrë që e kishin shfrytëzuar mungesën e pronarëve dhe kishin hyrë në shtëpitë e atyre që jetojnë përkohësisht në mërgim. Prej aty kishin marrë stoli ari, para, veshmbathje, celularë, aksesorë, orë dhe produkte tjera teknike. Produktet që i kishin marr më vonë ilegalisht ua kishin shitur blerësve në vend dhe në Republikën e Shqipërisë. FLAKA