Padi penale për leje të rrejshme për lëvizje në orë policore

Desk
By Desk May 12, 2020 19:38

Padi penale për leje të rrejshme për lëvizje në orë policore

Sektori i Punëve të Brendshme – Shkup ngriti padi penale kundër R.R (38) në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ai ka kryer vepra penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” dhe “falsifikim të dokumentit” në lidhje me veprën penale “raste të veçanta të falsifikimit të dokumenteve” dhe kundër A.R (43) për shkak të ekzistimit së bazave të dyshimit se ai ka kryer veprën penale “falsifikim të dokumentit”.

Sektori i Punëve të Brendshme – Shkup ngriti padi penale kundër E.S (18) deri tek Prokuroria Themelore Publike në Shkup, për shkak të ekzistimit së dyshimit se ai kishte kryer veprën penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.

Po ashtu, Sektori i Punëve të Brendshme – Shkup ngriti padi penale kundër A.K (40) deri tek Prokuroria Themelore Publike në Shkup për shkak të ekzistimit të dyshimit se ai kishte kryer veprën penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.

Desk
By Desk May 12, 2020 19:38