Paga minimale: Në Maqedoninë e Veriut më e lartë se në Shqipëri dhe Kosovë

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 18 Mars, 2022 11:56

Paga minimale: Në Maqedoninë e Veriut më e lartë se në Shqipëri dhe Kosovë

Ndër tre shtete ku jetojnë shqiptarët (Shqipëri, Kosovë e Maqedoni e Veriut), paga minimale më e lartë është në vendin tonë (Maqedonia e Veriut) ku vlera e pagës minimale arriti në 292 euro. Në Shqipëri paga minimale është 244 euro kurse në Kosovë paga minimale është 170 euro për të punësuarit mbi moshën 35 vjeçare dhe 130 euro për ata nën këtë moshë, njofton Flaka

Kështë, nga janari 2021 paga minimale mujore në Shqipëri është është 30000 lekë apo 244 euro, ndërsa nga Marsi i vitit 2002, paga minimale mujore në Maqedoninë e Veriut është 18000 denarë apo 292 euro. Madje, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka bërë të ditur se sipas parashikimeve të Këshillit ekonomik dhe social, paga minimale në Maqedoninë e Veriut, deri në fund të mandatit të qeverisë aktuale do të arrijë deri në 20 mijë denarë.

“Gjatë vitit 2022 rroga minimale arriti deri në 18 mijë denarë dhe deri në fund të mandatit të tejkalojë 20 mijë denarë”, tha Bekteshi.

Ministri i financave, Fatmir Besimi u shpreh që me rritjen e pagës minimale janë 80.000 punëtorë që do të marrin pagë më të lartë prej 2800 denarë.

“Paga minimale u rrit nga 15.200 denarë në 18.000 denarë. Bëhet fjalë për zgjidhje sistematike përmes metodologjisë së re për harmonizimin e pagës minimale me 50% të rritjes së pagës mesatare dhe 50% të përqindjes së indeksit të jetesës. Me anë të kësaj, paga minimale nuk do të bjerë nën 57% të pagës mesatare. Bëhet fjalë për një masë të determinuar në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve dhe është përkrahje e veçantë në kushte të krizës. Kjo ndikon në rritjen e produktivitetit, si dhe në konkurrencën e ekonomisë”, deklaroi Besimi.

Paga minimale në Kosovë është më e ulëta në rajon. Sipas Eurostat, ajo aktualisht është 170 euro për të punësuarit mbi moshën 35 vjeçare dhe 130 euro për ata nën këtë moshë. Së funmi, qeveria e Kosovës ka paralajmëruar që paga minimale do të jetë 250 euro. Edhe për skaj kësaj rritje, në Kosovë paga minimale do të ngelët më e ulët se në Maqedoninë e Veriut dhe gati e barazuar me pagën minimale në Shqipëri.
Më mirë në këtë drejtim, sipas statistikave të Eurostat qëndron Serbia ku paga minimale arrinë 343 euro dhe Mal i Zi me 331 euro pagë minimale. Flaka

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 18 Mars, 2022 11:56
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.