Pagat e ulat rreth 20 mijë të rinj detyrojnë të largohen për punë sezonale në vendet e rajonit

Desk
By Desk March 3, 2020 21:08

Pagat e ulat rreth 20 mijë të rinj detyrojnë të largohen për punë sezonale në vendet e rajonit

Mbi 9,000 vende të lira pune janë raportuar në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, sipas statistikave shtetërore. Regjioni i Shkupit kishte më shumë nevojë për punonjës, me mbi 4.700 vende të lira, të ndjekura nga rajoni i Pellagonisë, me rreth mbi 1.000 vende të lira pune. Punëtorët e sektorit të shërbimeve ishin më të kërkuarit vitin e kaluar. Sipas statistikave, mbi 3,100 pozicione mbetën bosh në fund të vitit të kaluar. Numrat do të jenë më keq gjatë verës, pasi shumë të rinj do të transferohen në punë sezonale në vendet fqinje, sipas agjencioneve për ndërmjetësim për punë jashtë vvendit. Çdo vit, midis 7,000 dhe 20,000 të rinj nga vendi ynë largohen për në punë, kryesisht në Kroaci, Greqi dhe Mal të Zi, përcjell FLAKA.

Kroacia kërkon çdo vit ndërmjet 5,000 dhe 5,500 punonjës nga Maqedonia për të punuar në vendpushime, ku ata paguajnë mesatarisht 900 euro në muaj. Në Greqi, pagat janë deri në 750 euro, dhe në Mal të Zi, më të ultat, deri në 600 euro. Me këtë ekziston një kërcënim i mungesës së punëtorëve të aftë sezonalë.

Vitet e fundit, Maqedonia vazhdimisht ka pasur një problem me mungesën e një kuadri të kualifikuar në sektorin kompleks. Situata do të jetë edhe më e keqe në periudhën tjetër, sepse një pjesë e madhe e këtyre kaudrove janë larguar jashtë vendit, dhe ata që mbesin këtu nuk u përgjigjen nevojave. FLAKA

Desk
By Desk March 3, 2020 21:08