Pagesa e ndihmës sociale sipas shkronjës së parë të mbiemrit

Desk
By Desk May 2, 2020 13:26

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton shfrytëzuesit e ndihmës sociale dhe ata që marrin para për mbrojtjen e fëmijëve se nga dita e hënë (4 maj) do të mund t’i tërheqin të hollat nëpër sportelet e bankave me etapa. Ndihmat do t’i paguhen qytetarëve sipas shkronjës së para të mbiemrit edhe atë:

-04.05.2020 (e hënë) pagesa bëhet për A, B, V, G, dhe D (shkronja e parë e mbiemrit);
-05.05.2020 (e martë) pagesa bëhet për Gj, E, Zh, Z, X, I, J, K dhe L (shkronja e parë e mbiemrit);
-06.05.2020 (e mërkurë) pagesa bëhet për M, N, Nj, O, P, R (shkronja e parë e mbiemrit);
-07.05.2020 (e enjte) pagesa bëhet për S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh dhe Sh (shkronja e parë e mbiemrit).

“Pagesa me etapa është bërë që të mos ketë rend para banakve dhe të ketë më shumë mbrojtje për përdoruesit nga virusi Covid-19”, sqarojnë nga MPPS.

Nga MPPS thonë se shfrytëzuesit e ndihmës sociale, ata që kanë kartela bankare mund t’i marrin paratë edhe nga bankomatet që nga e hëna.

MPPS kujton qytetarët që të vendosin maska gjatë kryerjes së shërbimeve.

Desk
By Desk May 2, 2020 13:26