Pagesa me faza e pensioneve të tetorit fillon nesër

Desk
By Desk October 26, 2020 21:03

Pagesa me faza e pensioneve të tetorit fillon nesër

Pagesa me faza e pensioneve të tetorit fillon nesër. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozon mbrojtje më të madhe të pensionistëve në kushte rreziku nga koronavirusi KOVID-19, përcjell FLAKA.

Dhënia e pensoneve në filialet e bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas shumës së pensionit, të martën pagesa e pensioneve deri në 11,000 denarë, e mërkura pagesa e pensioneve në vlerë prej 11,001 denarë për 14,000 denarë, të enjten pagesa e pensioneve në vlerë prej 14,001 denarë deri në 18,000 denarë dhe e premtja pagesa e pensioneve në vlerë prej mbi 18,000 denarë.

Pensionistët që përdorin kartelë pagese, të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, mund të përdorin paratë nga e marta, 28 tetor. Ata mund të tërheqin pensionin e tyre në një ATM, të përdorin mjetet e pagesës në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.

Përpunimi në faza i pensioneve, sipas MPPS, do të mundësojë zbatimin e rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit, duke pasur parasysh që pensionistët si grup moshë janë më të prekshmit.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tregon se pensionet janë të sigurta në llogaritë e përfituesve, sistemi i pensioneve është i qëndrueshëm dhe funksionon pa probleme. Ne apelojmë që pensionistët të respektojnë orarin e pagesave, sepse pagesa në fazë bëhet në mënyrë që të zvogëlohet mbingarkesa para bankave dhe mundësitë për rrezikimin e shëndetit personal dhe publik”, thonë nga MPPS.

Ministria kujton detyrimin për të vendosur pajisje mbrojtëse personale që mbulojnë zonën e hundës dhe gojës si dhe për të mbajtur një distancë ndërsa presin në radhë para dhe brenda bankave. FLAKA

Desk
By Desk October 26, 2020 21:03