Pajisje mbrojtëse në sasi të mjaftueshme, rezervat plotësohet

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 7, 2020 19:27

Pajisje mbrojtëse në sasi të mjaftueshme, rezervat plotësohet

Për momentin i shqyrtojmë statistikat, konsiderojmë se masat janë të mjaftueshme, nuk mendojmë për vendosjen e karantinës 14 ditore, por jemi të gatshëm të vendosim edhe masa më rigoroze, nëse paraqitet nevoja për një gjë të tillë, tha në konferencën e sotme për shtyp ministri Venko Filipçe.

“Në këtë moment jemi duke i shqyrtuar statistikat, se krahas këtij piku të vogël që pati dallim të konsiderueshëm në numrin e pacientëve të diagnostikuarëve të rinj, se është në njëfarë mënyre ta quaj, pik i rrejshëm pasi është testuar një grup më i madh i qytetarëve në Kumanovë të cilët kanë qenë në kontakt me të prekurit dhe më pas jemi kthyer në numrin e zakonshëm midis 20-30 pacientësh të diagnostikuar gjatë 24 orëve që paraqet rritje lineare të numrit të pacientëve”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Theksoi se disponojmë me teste të mjaftueshme gjegjësisht kemi teste të mjaftueshme. Sipas tij ka 4.000 teste në dispozicion, 5.000 donacion, ndërsa procedurë ka për 3.000 teste shtesë.

“Kemi sasi të mjaftueshme, morën edhe donacion afër një milionë copë dhe kemi mjaftueshëm, afër 4.000 janë në dispozicion, 5.000 janë donacion nga një laboratori private, ka procedurë për 3.000 shtesë, sasi të madhe të paralajmëruar. Testet si numër aspak nuk janë problem, as megjithatë mund të jenë ndonjë kërcënim në të gjithë këtë proces të testimit. Rezultatet lëshohen në disa turne, ka procedurë, duke pasur parasysh numrin e madh, mundet brenda një ditë të bëhet përgatitje, ndërsa ditën tjetër të bëhet testi”, shtoi ai.

Deri më tani te ne janë testuar 5879 persona, ndërsa ekziston, siç sqaroi, është tejet i vogël numri i pacientëve të cilët janë testuar dy herë, diçka që aspak seriozisht nuk e ndryshon këtë numër.

Ai siguroi se pajisje mbrojtëse ka në sasi të mjaftueshme. Në Ministrinë e Shëndetësisë, siç tha, ka një rezervë të madhe, pajisje shpenzohet, por edhe plotësohet.

Ministri informoi se një shofer nga ndihma mjekësore urgjente është pozitiv ndaj koronavirusit, ai në vendin e punës ka qenë me pajisje të plotë mbrojtëse dhe po analizohen kontaktet e tij në jetën private.

I pyetur nëse mendohet në Komunën e Shuto Orizares të bëhet një pikë për testim apo pak më me kujdes të ndiqet gjendja në atë pjesë, ai tha se në atë lagje, por edhe gjithkund kur ekzistojnë kushte substandarde duhet individualisht të evaulohet, dhe të ofrohet edhe ndonjë opsion tjetër.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 7, 2020 19:27