Pak të vaksinuar në terren – 100 të tjerë të prekur nga fruthi vetëm gjatë kësaj jave

Desk
By Desk April 25, 2019 20:36

Pak të vaksinuar në terren – 100 të tjerë të prekur nga fruthi vetëm gjatë kësaj jave

18,000 fëmijë në të gjithë Maqedoninë nuk janë vaksinuar ende kundër fruthit, ndërsa pak kanë mbetur të pa vaksinuar në Shkup. Epidemia e shpallur në tërë vendin ka dhjetë ditë që është shpallur, kurse të sëmurë të rinjë ka çdo, njoftoi Instituti për Shëndetin Publik. Tre të katërtat e rasteve të reja javën e kaluar, nuk kanë qenë të vaksinuar, përcjell FLAKA.

“Deri më sot, nga Instituti i Shëndetit Publik janë pranuar 95 raporte për raste të reja të fruthit. Shumica e të sëmurëve janë nga Shkupi, 60, të tjerët janë nga qytetet e tjera”, tha Vlladimir Mikiq nga Instituti i Shëndetit Publik.

Për shkak të vazhdimësisë së sëmundjes, si dhe masave emergjente gjatë epidemisë, autoritetet shëndetësore vaksinojnë në terren në shkollat fillore. Në Shkup, rreth 90 filloristë janë vaksinuar për tre ditë dhe qëllimi është që të jap imunitet ndaj fruthit në rreth 500 njerëz që nuk kanë marrë dozë vaksine. Në qytete të tjera, ekipet mjekësore kanë më shumë fëmijë për të vaksinuar. Megjithatë, kategoria më kritike janë fëmijët nën katër vjeç. FLAKA

Desk
By Desk April 25, 2019 20:36