Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Pakënaqësi për draftin e lojërave të fatit, Abdiu: Lojërat e fatit, 500 metra larg shkollave dhe objekteve fetare

Pakënaqësi për draftin e lojërave të fatit, Abdiu: Lojërat e fatit, 500 metra larg shkollave dhe objekteve fetare

Redaksia

Lëvizja kundër lojërave të fatit në Tetovë nuk është e kënaqur me propozim -ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit. Megjithëse ndryshimet parashikojnë, që bastoret të hapen gjysmë kilometri nga shkollat fillore dhe të mesme, lëvizja beson se objektet e basteve dhe lojërave të fatit nuk duhet të jenë në qendër të qytetit, ose afër objekteve fetare.

Projekt-ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit u bënë publike në 30 mars. Përveç që parashikon bastoret dhe kazinotë të jenë 500 metra larg shkollave, ata duhet ta dëshmojnë distancën e tyre. Licencat për këtë veprimtari shtrenjtohen për 20 mijë euro, ose nga 105 rriten në 125 mijë euro. Ndryshimet parashikojnë që maksimumi 25 pika pagese mund të hapen me një licencë të lëshuar. Për çdo objekt të ri do të duhet të paguhen nga pesë mijë euro. Janë planifikuar ndryshime edhe për bastet në internet. Investimi bazë për të marrë një licencë për këtë veprimtari deri më tani ishte 40 mijë euro. Tani investimi për të organizuar baste në internet rritet me më shumë se dhjetë herë, dhe me ndryshimet e reja të propozuara është gjysmë milioni euro. Nga Shoqata e Bastoreve për Alsat thonë se këtë fundjavë ata do t’i rishikojnë ndryshimet, dhe do të deklarohen nga e hëna. Nga Shoqata para njoftimit zyrtar të ndryshimeve, paralajmëruan se zgjidhja e re ligjore do të sjellë 280 milion euro më pak në buxhet dhe vë në rrezik 10 mijë vende pune./Alsat

Continue Reading

Previous: Shkupi kërkon nga Prishtina ekstradimin Afrim Ismailoviqit
Next: Pandemia, rritet numri i pacientëve në Klinikën e Psikiatrisë

Të ngjashme

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Redaksia
pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Redaksia
2-18 BILD: Thaçi 1 do të lë pasardhës të PDSH-së Thaçin 2?

BILD: Thaçi 1 do të lë pasardhës të PDSH-së Thaçin 2?

Redaksia

TË FUNDIT

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

ora-policore-1 Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Selamiii-780x470-1-696x419 Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

covidi-kosove-442x249 Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.