“Palestra më mbyti mua”, Rita Ora shfaqet duke pirë një ‘proteinë shake’

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 23:53

“Palestra më mbyti mua”, Rita Ora shfaqet duke pirë një ‘proteinë shake’

Ajo së fundmi iu bashkua prezantueses Davina McCall për një stërvitje intensive.

Dhe të martën, Rita Ora , 30 vjeçe, dha një pasqyrë të mëtejshme për rutinën e saj të palestrës gjersa po përgatiste një proteinë ‘shake’ pas stërvitjes.

Ylli ndau një video në InstaStory teksa shihej duke tundur pijen me atë që tha: “Palestra me të vërtetë po më mbyt mua”.

Ajo vazhdoi: “Çdo ditë para xhirimeve duhet ta rregulloni trupin tuaj në mënyrë që të performoni sa më mirë”.

Krijuesja e hitit “Anywhere” u shfaq në një veshje sportive me flokë të kapura nën një kapele portokalli të kombinuar me të bardhë.

Si në të shumtën e rasteve, ylli nga Kosova u shfaq tërësisht pa makijazh e me një pamje të freskët.

Përpara videos, Ora publikoi një sërë imazhesh në Instagram me të njëjtën kapelë e me një triko në formë ‘emoji’ të buzëqeshjes.

Rita ndërkaq është shumë e përkushtuar ndaj palestrës dhe përkundër angazhimeve nuk ndalet asnjëherë.

Ajo po vazhdon edhe punën për projekte të reja muzikore. /Telegrafi/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 23:53

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare