Sarajevë, 2 nëntor – Përfaqësuesit e diplomacisë amerikane dhe evropiane Methju Pallmer dhe Angjelina Ajhorst do të kthehen në BeH nga mesi i nëntorit që të ndërmjetësojnë në negociatat për ndryshimet e ligjit zgjedhor, publikuan sot mediumet lokale, duke iu referuar burimeve anonime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të BeH-së.
Javën e kaluar përfundoi seria e takimeve pa rezultate mes ndërmjetësuesve evropianë dhe amerikanë me liderët e partive politike në BeH.
Pallmer dhe Ajhorst në fund të vizitës së javës së kaluar në Sarajevë theksuan se ata vetëm ndihmojnë në negociatat, ndërsa përgjegjësia kryesore për arritjen e marrëveshjes u mbetet politikanëve boshnjakë.
Tani në negociatat janë përfshirë edhe eksperët juridikë nga Komisioni i Venecias së Këshillit të Evropës, me qëllim që të gjendet zgjidhje që do të thoshte zbatim të të gjitha pesë aktgjykimeve të Gjykatës për të drejtat e njeriut, respektivisht elimimin e diskriminimit ekzistues në procesin zgjedhor, të bazuar në përkatësinë etnike ose vendi e jetesës së kandidatit për detyra të ndryshme.