Palmer: Parisit ja kemi bërë të qartë zhgënjimin

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 2, 2019 19:35

Palmer: Parisit ja kemi bërë të qartë zhgënjimin

SHBA-të janë të gatshme të ushtrojnë edhe presion mbi Francën dhe të lobojnë për të pranuar fillimin e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Përfaqësuesi special i shtëpisë së bardhë i cili qëndroi në Shkup gjatë javës që lejmë pas, në një intervistë për Alsat, tha se vendi i tij ja ka shprehur qartë zhgënjimin Parisit, për pozitën që mbajti në Këshillin Evropian.

Sigurisht se ua kemi bërë të qartë partnerëve tanë francez, në nivel shumë të lartë, se jemi thellësisht të zhgënjyer me pozitën që Parisi mori në Këshillin Evropian dhe e kemi inkurajuar Francën që të punojë me partnerët e saj në BE në kërkim të një konsensusi duke përfshirë çfarëdo diskutimesh që mund të jenë të nevojshme për vetë procesin e zgjerimit – u shpreh Metju Palmer, përfaqësuesi special i SHBA-ve.

Sipas Palmerit, vendet anëtare të BE-së do të vazhdojnë të punojnë në gjetjen e një konsensusi për këtë gjë.

Nuk ishte një “jo”, nuk u vendosën kushte të reja. Reflekton realitetin e pamundësisë së Këshillit për të arritur një konsensus akoma, por kjo nuk nënkupton që ata nuk do të vazhdojnë të punojnë për arritjen e një marrëveshje për këtë gjë, në një të ardhme të afërt dhe SHBA-të do të bëjnë presion këtë, do ta shtynë këtë dhe do të lobojnë për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë në këtë proces – tha Metju Palmer, përfaqësuesi special i SHBA-ve.

Institucionet e BE-së nuk pranojnë të dorëzohen për këtë temë. Presidenti i ri i Parlamentit Evropian, David Sasoli, në një intervistë për Agjencinë e lajmeve MIA, ka deklaruar se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishëm për BE-në.

Ne nuk do të dorëzohemi. Si në çdo proces demokratik, kuptohet, duhet të arrijmë vendim për konsensus. Kishte kundërshtime minorene në këtë rast por besoj se shumë shpejt do të mund ta tejkalojmë këtë pengesë… Kemi ardhmëri të përbashkët… Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishme. Mendoj se duhet të mbërrijmë në Samitin e Zagrebit me konsensus nga ana evropiane. Ajo që do të bëjë Komisioni i ri Evropian do të jetë e shkëlqyeshme… Nuk humbin kohë dhe gjashtë muajt e ardhshëm nuk do të jenë humbje. Kjo gjithashtu do të jetë mundësi ta tregojmë vendosshmërinë tonë. Kemi vetëm një pushim në një rrugë të gjatë por fjala e fundit nuk është thënë akoma – u shpreh David Sasoli, Presidenti i ri i Parlamentit Evropian.

Ndërkohë, Iniciativa Evropiane për Stabilitet (ESI) ka publikuar një dokument sipas të cilit, procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të duhet të bëhet sipas modelit të Norvegjisë. Kjo do të nënkuptonte më shumë mbështetje ekonomike nga BE-ja për zbatimin e reformave por pritje për procesin formal të anëtarësimit. Sipas ditores në Sarajevë “Avazi ditor”, kjo strategji do të zbatohej për vendet e rajonit kurse të gjitha vendet që nuk do të arrijnë progresin e pritur në një fushë të caktuar, të kthehen disa hapa pas në procesin e integrimit. (Alsat)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 2, 2019 19:35