Palmer: Shpresojmë që BE t’i thotë “PO” integrimit të Shqipërisë

Palmer: Shpresojmë që BE t’i thotë “PO” integrimit të Shqipërisë

Matthew Palmer, përfaqësuesi special i SHBA për Ballkanin Perëndimor është shprehur në një intervistë se Shtetet e Bashkuara kanë shpresa të mëdha që Bashkimi Evropian do të fillojë bisedimet e pranimit muajin e ardhshëm me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe e konsideron rrugën thelbësore të dy vendeve në BE.

“Franca dhe Holanda ndaluan hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë vitin e kaluar, duke shkaktuar zhgënjim dhe shqetësim në Ballkan, ndërsa Rusia dhe Kina luftojnë për ndikim në rajonin e paqëndrueshëm”, tha Palmer në intervistën për radion “Evropa e Lirë”.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim përcolli intervistën e Palmer, duke vënë në dukje deklaratën e tij se: “Shpresojmë që BE të thotë “PO” integrimit të Shqipërisë muajin tjetër.

“Pyetja e menjëhershme në rendin e ditës, pyetja në Këshillin Evropian do të ballafaqohet në takim në mars, është nëse do të hapen negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha më tej në intervistë i dërguari special i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 11 Shkurt, 2020 20:28

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.