Pamje ekskluzive nga aksidenti tragjik në rrugën lokale të fshatit Kalishtë

Pamje ekskluzive nga aksidenti tragjik në rrugën lokale të fshatit Kalishtë

Dje reth orës 12 të drekës në rrugën lokale të fshatit Kalishtë e Gostivarit, vetura e tipit ,,Folkcvagen Golf,, me targa të Shkupit, të cilën pa patentë shoferi e ka drejtuar 20-vjeçari G.Xh. nga Kalishta, ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe ka devijuar nga rruga, njofton Flaka. e cila siguroi fotografi eksluzive nga rasti.  

Gjatë devijimit nga rruga bashkëudhëtari 17-vjeçarë A.G. nga i njëjti fshat, ka marrur lëndime të rënda trupore, kurse vozitësi dhe dy bashkëudhëtarët tjerë, kanë mbaruar me lëndime të lehta trupore, kështu që të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Gostivarit, për t’u ofruar ndihmë mjekësore”, njoftuan nga Policia e Gostivarit. 

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi inspektues nga Stacioni policor i Gostivarit. Flaka 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 22, 2019 11:43

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER