Pamje nga Maroku i shkatërruar nga tërmeti me magnitudë 6.8

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shtator, 2023 10:17

Pamje nga Maroku i shkatërruar nga tërmeti me magnitudë 6.8

Mbrëmjen e të premtes Maroku u godit nga një tërmet vdekjeprurës. Autoritetet raportuan për mbi 600 persona të vdekur dhe mbi qindra të tjerë të plagosur.

Në platformat sociale janë publikuar video nga momenti i tërmetit shkatërrues.

Në pamje shihen ndërtesa që bien, rrugë të shkatërruara dhe njerëz të tmerruar, që vrapojnë në rrugë nga frika e pasgoditjeve.

Epiqendra ishte në Vargun Malor të Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, një qytet turistik dhe ka një popullsi rreth 840 mijë banorë.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së tërmeti kishte një thellësi prej 18.5 km.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shtator, 2023 10:17
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.