Pamje nga xhirimet e klipit të ri të Taynës dhe Ledri Vulës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 23:54

Pamje nga xhirimet e klipit të ri të Taynës dhe Ledri Vulës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor.

Ajo tashmë ka njoftuar se edhe këtë herë ka bashkuar forcat me reperin Ledri Vula, të cilët duket se edhe kanë nisur xhirimet e klipit.

Kjo u bë e ditur përmes rrjeteve sociale në një postim të publikuar nga artistja në InstaStory.

Dyshja, të cilët kanë edhe një duet së bashku, pritet që së shpejti të sjellin edhe projektin e dytë.

Më shumë detaje rreth këngës nuk janë zbuluar akoma, ndonëse besohet që mezi po pritet edhe nga publiku.

“A je” është projekti i parë i përbashkët i Ledrit dhe Taynës i lansuar në dhjetor të vitit 2018.

Deri më tani ka grumbulluar mbi 40 milionë klikime në platformën YouTube.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 23:54
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.