Pandemia “fluturoi” çmimin e arit!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 21:27

Pandemia “fluturoi” çmimin e arit!

Rritet çmimi i arit, përcjell FLAKA.

Nuk ka patur çmime kaq të larta për 7 vjet.

Ari tani ka çmimin më të lartë në euro dhe franga.

Çmimi sot në euro u rrit me 1.52 përqind ose 1.563.3365 euro për ons.

Dollari tregtohej me 1.21 përqind më i lartë në 1.704.65 dollarë për një ons.

Në të njëjtën kohë, ari tregtohej me 1.568.39 franga zvicerane për ons, duke u rritur 1.81 përqind.

Investitorët janë duke luftuar me efektet e pandemisë koronavirus dhe në rënie të prodhimit të naftës.

Në të gjithë Evropën, është pothuajse e pamundur të blini pllakë ari.

Çmimi i arit në recesionin që goditi botën në vitin 2008 u rrit me 280 përqind. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 21:27