Pandemia rrit pagesat elektronike

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 20:39

Pandemia rrit pagesat elektronike

Pandemia dhe kushtet e reja të jetesës dhe funksionimit që imponon ajo, masat e reja për mbrojtjen e shëndetit, por edhe rritja e vetëdijes për përfitimet e shërbimeve digjitale, kanë rritur dukshëm pagesat elektronike në vend.

Pandemia dhe kushtet e reja të jetesës dhe funksionimit që imponon ajo, masat e reja për mbrojtjen e shëndetit, por edhe rritja e vetëdijes për përfitimet e shërbimeve digjitale, kanë rritur dukshëm pagesat elektronike në vend, dhe kanë orientuar qytetarët ndaj shërbimeve digjitale financiare. Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat e Bankë s Popullore, sipas të cilave në gjysmën e dytë të këtij viti apo në fund të muajit qershor shënohet rritje vjetore prej 30 për qind e numrit të transfertave kreditore elektronike, si dhe shënohet rritje prej 55 për qind në nivel vjetor e pagesave përmes telefonave celularë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, nëse në vitin 2019, një nga katër urdhërpagesat janë realizuar në mënyrë elektronike, ndërsa tre të tjerat në sportelet e bankave përmes letrës, në vitin 2020 dhe në gjashtë muajt e parë të kë tij viti, çdo i treti udhëzim realizohet përmes rrugës elektronike. Kjo nënkupton se qytetarët se vjen e më shumë po shfrytëzojnë përfitimet e shërbimeve elektronike të bankave. Nga Banka Popullore thonë se përskaj sigurisë së lartë të shërbimeve elektronike,dhe pagesës me kartela që aspak nuk ngecin në raport me standardet ndërkombëtare me përdorimin e kartelave që përdoren edhe jashtë shtetit, edhe më tej në të ardhmen do të investohet në rritjen e më tejshme të sigurisë digjitale.

“Rritja e shifrave të shërbimeve digjitale financiare paraqet një zhvillim pozitiv, dhe një herësh thekson edhe rëndësinë e investimeve sigurinë kiber si një sfidat kulmore me të cilat ballafaqohet industria e bankave në aspektin edhe mbrojtjes së konsumatorëve si dhe ruajtjes së stabilitetit të sistemit financiar”, thotë guvernatorja e Bankë s Popullore, Anita Angellovska Bezhovska. Në ndërkohë, analiza e Institutit për Zhvillimin e Komunikimeve Elektronike tregon se të 14 bankat në vend klientëve u ofrohet shërbimet elektronike të bankave. Ata i ofrojnë shërbimet e tyre ueb faqes të internetit në kompjuter ose përmes aplikacionit celular. Shfrytëzuesit mund të kryejnë pagesën nga kudo, dhe në rast të mungesës së parave të gatshme ose kartelës së harruar mund të zgjedhin aplikacionin e celularit.

Përmes shërbimeve elektronike të bankave janë të disponueshme edhe transaksionet financiare të nënshkruara në mënyrë digjitale, pagesa e shërbimeve publike dhe pagesa të tjera në vend, blerja dhe shitja e valutave, transferimi i mjeteve, qasja ndaj gjendjes dhe ndryshimeve ditore në llogari, depozitat e kursimit, kartelat, pagesat për individë dhe kompani të tjera, transferimi i mjeteve në ose nga llogaritë vetanake, kartelat ose nga librezat e kursimeve, kontrollimi i gjendjes dhe i qarkullimit të llogarive, qasja ndaj gjendjes së kredive të miratuara, ndryshimi i limiteve të kartelave, raportimi i hyrjeve dhe derdhjeve e në llogaritë vetanake si dhe një sërë përfitime të tjera.

Nga ana tjetër analizat e Bankës Popullore tregojnë se në vitin e kaluar nën ndikimin e pandemisë, qytetarët sa vjen e më shumë kanë përdorur shërbimet elektronike të bankave. Kjo ka kontribuar për një rritje vjetore të ndjeshme të numrit të transfertave të kredive të iniciuara në mënyrë elektronike prej 31.3 për qind nën kushtet e një rënie të ndjeshme vjetore të numrit të transfertave të kredive të nisura në letër prej 17.8 për qind. Njëherësh, sipas statistikave pagesore, në vitin 2020 ka pasur rritje të vazhdueshme të pagesave me kartela pagese për blerjen e produkteve dhe shërbimeve. Rritja e pagesave në tregtinë me kartelat pagesore të lëshuara nga kompanitë vendore të pajisjeve apo aparateve për pagesë të vendosura në vend në vitin 2020 ishte fuqishme me 25.9 për qind. Njëherësh rritje prej 21 për qind është shënuar te numri i transaksioneve në pikat fizike të shitjes, por rritje mbresëlënëse vjetore prej 2.2 herë është shënuar te pagesat me kartela në internet apo online.

Ndryshe, vlerësohet se pagesat online ndër të tjerash sjellin kursime të letrës, të kohës, evitojnë pritjet në banka, ulin koston e shërbimeve për konsumatorët dhe bizneset, ndërsa një përdorim efikas i pagesave elektronike mund të sjell përfitime të konsiderueshme për zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit. (koha.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 20:39

29
Nën
Në pjesën e tretë të Programit 200, i ftuar ishte zv/ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu,...
29
Nën
Shpeshë herë viktimat ngelin udhëve, pasi që kapacitet e qendrave strehuese nuk janë shumë të...
29
Nën
Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolçe Babovski, në emisionin “Utrinski” në “Telma” tha...
29
Nën
Viktimat e dhunës familjare kanë qenë sonte temë në Programin 200, me gazetaren Semra Musai....