Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Pandemia, rritet numri i pacientëve në Klinikën e Psikiatrisë

Pandemia, rritet numri i pacientëve në Klinikën e Psikiatrisë

Redaksia

Depresioni dhe ankthi janë rastet më të shpeshta të cilat janë paraqitur në Klinikën Psikiatrike gjatë periudhës së pandemisë. Mesatarisht brenda ditës në këtë Klinikë paraqiten rreth 60 pacientë. Për momentin për hospitalizim pranohen vetëm rastet e rënda.

Depresioni i kombinuar me ankthin, pra çrregullimi anksiozo depresiv, siç e quajmë ai është më i shpeshtë në këtë periudhë. Kërkojnë ndihmë në lidhje me ankthin, frika që paraqitet nga vdekja se si ajo do të reflektohet më tej në jetë. Thonë çfarë do të ndodhë pasi të kalon, d.m.th. njerëzit bëjnë lloj lloj pyetjesh në lidhje me pandeminë por kryesisht si reflektim i ankthit dhe i frikës nga krejt kjo që ndodh rreth tyre – deklaroi Kadri Haxhihamza, Mjek Klinika e Psikiatrisë.

Mjeku Haxhihamza thotë se kjo situatë më shumë ka rënduar personat të cilët veçmë kanë pasur probleme psikologjike, e që pandemia ka ndikuar në përkeqësim të situatës.

Njerëzit që janë me çrregullime psikike, nuk do t’i kisha thënë sëmundje ata sigurisht se më shpejtë mund të tronditen nga shoku psikik dhe dalin nga drejtpeshimi psikik. Për fat të mirë këtu jemi që të ju ndihmojmë të kthehen në atë drejtpeshim. Për disa persona që janë më stabil, kjo situatë ndikon por jo aq shumë – tha Kadri Haxhihamza, Mjek Klinika e Psikiatrisë.

Që nga fillimi i pandemisë kjo Klinikë ka vendosur në dispozicion disa numra telefoni ku personat e izoluar si pasojë e pandemisë mund të drejtohen dhe të marrin këshillat e nevojshme./Alsat

Numër i posaçëm për personat e rritur që janë në vetëizolim 072919009
Numër posaçëm për adoleshentë 078378728
Numër për prindër me fëmijë që kanë pengesa në zhvillim 070291574
Numër për ndihmë psikologjike të përgjithshme në gjuhën shqipe 070291657

Continue Reading

Previous: Pakënaqësi për draftin e lojërave të fatit, Abdiu: Lojërat e fatit, 500 metra larg shkollave dhe objekteve fetare
Next: Ekonomia në rënie, Andreeva: Situata është alarmante

Të ngjashme

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Redaksia
pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Redaksia
2-18 BILD: Thaçi 1 do të lë pasardhës të PDSH-së Thaçin 2?

BILD: Thaçi 1 do të lë pasardhës të PDSH-së Thaçin 2?

Redaksia

TË FUNDIT

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

ora-policore-1 Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Selamiii-780x470-1-696x419 Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

covidi-kosove-442x249 Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.