Pandov: Synimi përfundimtar i Bullgarisë është të na bëjë bullgarë, prandaj na duhet referendum

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 21:20

Pandov: Synimi përfundimtar i Bullgarisë është të na bëjë bullgarë, prandaj na duhet referendum

Aleksandar Pandov, kryetar i Institutit Patriotik të VMRO-DPMNE-së “Goce Dellçev”, theksoi se vjeshta është gjithmonë një periudhë e stuhishme dhe thotë se jemi në krizë energjetike dhe vendi në të gjitha aspektet po shkon drejt greminës, përcjell FLAKA.

“Danela nuk është pjesë e strukturës partiake. Nuk ka asnjë person në strukturën e institutit patriotik që vë në dyshim pozicionin udhëheqës të Mickoskit. Unë jam rebeluar më së shumti dhe kam thënë se Marrëveshja me Bullgarinë, se pika e historisë do të çojë në fshirjen e identitetit tonë dhe ja ku është në derën tonë. Të njëjtët njerëz që na siguruan se ky nuk ishte kusht për negociata, doli të na gënjejnë dhe se rruga jonë për në Bruksel kalon përmes Sofjes. Ne do të bëjmë gjithçka që të mos jetë kështu. Synimi përfundimtar i Bullgarisë është të na bëjë bullgarë, prandaj na duhet referendum dhe do të mbështesim të Majtën dhe çdo qytetar”, tha Pandov. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 21:20