Pandov: Zaevi po shet Dellçevin, e vetmja përgjigje për këtë është populli

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 22:14

Pandov: Zaevi po shet Dellçevin, e vetmja përgjigje për këtë është populli

Së pari, dua të pranoj se jam shumë krenar që jam maqedonas, dhe jam edhe më krenar që Goce Dellçev është maqedonas. Ne jemi të gjithë këtu djemtë dhe bijat e Goces, tha kryetari i Institutit patriotik të partisë VMRO-DPMNE Aleksandar Pandov në protestën e sotme civile për Goce Dellçev që u organizuan nga partia e Hristijan Mickoskit, përcjell FLAKA.

Pandov theksoi se për momentin ekziston një qeveris mafioze në vend që dëshiron të shesë Goce Dellçevin.

“Fatkeqësisht, në Republikën e Maqedonisë, mafia është në pushtet, mafiozët të cilët nuk vlerësojnë asgjë dhe asgjë nuk është e shenjtë për ta. Ata janë të vendosur të shesin gjënë më të shenjtë, duan ta shesin Goce Dellçevin”, tha Pandov.

Ai theksoi se për të parandaluar këtë, duhet pjesëmarrja masive, mbështetja dhe kohezioni nga qytetarët.

“Ne, si maqedonas tani jemi thirrur ta parandalojmë që ta bëjë atë, por unë dua t’ju paralajmëroj të gjithë se as VMRO, as Hristijan Mickoski, as Aleksandar, e as dikush prej nesh këtu, nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. E vetmja mënyrë që t’i parandalojmë është që njerëzit të dalin, shumë njerëz në rrugët e Maqedonisë, në fshatrat dhe qytetet maqedonase, të bashkuar. Vetëm në këtë mënyrë dhe në asnjë mënyrë tjetër nuk mund të tregojmë dhe provojmë se këtu, në Republikën e Maqedonisë, jeton një popull i ndershëm dhe dinjitoz, një popull që flet maqedonisht, një popull që shkruan në maqedonisht, një popull që identifikohet si maqedonas – ai është vendimtar.

Nëse duam të respektojmë të gjithë atdhetarët, Ilindenët, Asnomët, mbrojtësit e Kushtetutës, viktimat dhe vuajtjet që ata kanë dhënë për Republikën e Maqedonisë, kjo është rruga që mund të ndjekim”, shtoi Pandov.

Pandov u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i përkrahin të gjitha protestave të mëvonshme në të cilat ata do të thonë qartë dhe me zë të lartë se maqedonasit jetojnë në Maqedoni. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 22:14