Panovski: Ka kaluar kulmi i infektimit

Desk
By Desk April 27, 2020 22:40

Panovski: Ka kaluar kulmi i infektimit

Kulmi i Kovid-19 ka kaluar dhe ka qenë para 10 ditëve, kur ka pasur 107 raste të reja të personave të diagnostikuar, vlerëson mikrobiologu, prof. dr. Nikolla Panovski.

“Nuk pres të ketë numër më të madh të personave të infektuar, respektivisht të dëshmuar pozitivë dhe nuk do të thotë se numri 1.600 do të ishte kulmi, nëse tani kemi nga 20 ose 30 në ditë, ndoshta edhe më pak. Mendoj se po fillon lakorja të ulet, se ka kaluar ky kulm, pothuaj jam i sigurtë. Normalisht se ministri është më i rezervuar, sepse ai është më përgjegjës dhe mund ta sulmojnë se ka gabuar. Mendoj se ai dhe epidemiologët janë 95 për qind të vetëdijshëm se kulmi ka kaluar, respektivisht se nuk do të ketë rritje të të sëmurëve, por se do të ketë numër të njejtë dhe me kalimin e kohës edhe më të vogël. Edhe 15 ditë numri i të vdekurve me siguri do të mbetet i njejtë, e ndoshta edhe do të rritet”, thotë Panovski, duke iu përgjigjur pyetjeve se kur mund ta presin kulmin, në emisionin “Samo vistina” në Kanal 5.

Ai thotë se ka qenë evidente se Shtabi i krizës dhe Komisioni për sëmundje infektive, e kanë parashikuar skenarin më të keq dhe masat që i kanë ndërmarrë, kanë qenë në rast se gjendja do të jetë më serioze.

“Kulmi me siguri ka qenë kur ishin ata 107 para 10 ditëve, nëse veçmë duhet të ketë kulm. Ashtu që krahas këtyre numrave, opinioni duhet të dijë se ka numra dhe përqindje të testeve pozitive. Një kohë shkonte mbi 10 për qind, e tani me ditë të tëra, pa dallim nëse ka pasur 40, 20, 13 etj., është nën shtatë për qind. Prej atyre që janë kontrolluar, përqindja është gjithnjë e më e ulët, gjë që inkurajon”, vlerëson Panovski.

Ai shtoi se tani për tani masat që i kanë paraparë organet kompetente, japin rezultate dhe se shumë mirë po ballafaqohen me infektimin.

Desk
By Desk April 27, 2020 22:40