Panovski: Nëse nuk ka masa, deri në fund të vitit do të ketë 10,000 të vdekur nga krona

Desk
By Desk October 28, 2020 21:40

Panovski: Nëse nuk ka masa, deri në fund të vitit do të ketë 10,000 të vdekur nga krona

Nëse nuk ka masa, në Maqedoni deri në Dhjetor do të kishte 10,000 të vdekur nga kovid 19, dmth çdo ditë do të kishte 100 funerale vetëm të atyre që vdesin nga virusi korona, paralajmëron profesori Nikolla Panovski, përcjell FLAKA.

“Nëse supozojmë se kemi 5,000 raste aktive, të cilat, sipas virulencës së virusit nëse është 2-3, pra nëse një pacient mund të infektojë dy ose tre të tjerë, atëherë në tre muajt e ardhshëm do të kishim më shumë se 10,000 të infektuar në ditë. Por ky është skenari i zi, nëse nuk ka masa. Çfarë do të ndodhte me ekonominë nëse në një moment do të kishim 100,000 të infektuar. Kjo do të thotë që 100,000 njerëz nuk do të shkojnë në punë dhe nuk ka nevojë për karantinë që ata të qëndrojnë në shtëpi. Ata thjesht do të jenë të sëmurë”, tha Panovski.

Sipas tij, detyrimi për të mbajtur maskë jashtë është paradoksal, në një situatë kur lejohet frekuentimi i restoranteve. FLAKA

Desk
By Desk October 28, 2020 21:40