Papa u largua, mesazhi mbeti: Paqe, bashkëjetesë dhe dashuri

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 7, 2019 19:16

Papa u largua, mesazhi mbeti: Paqe, bashkëjetesë dhe dashuri

Papa Fancisku sot në orën 18:20 u largua nga aeroporti i Shkupit, duke përfunduar vizitën njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Papa u përcoll në  aeroport nga presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/2326239404299558/

Gjatë qëndrimit të ditës së sotme në Shkup ai u takua me kryesinë shtetërore, me krerët fetarë dhe mbajti liturgji në sheshin e qytetit.

Papa Françesku arriti sot në mëngjes rreth orës tetë. Në aeroportin e Shkupit u prit nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev, por edhe në mënyrë tradicionale me bukë e kripë. Nga aeroporti u drejtua nga vila “Vodno” ku, përveç takimit me shefin e shtetit dhe kryeministrin mbajti edhe një fjalim të shkurtër.

Në takim me papën morën pjesë kreu i KOM z.z. Stefan dhe krerët e Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Efendi Rexhepi, të Kishës evengelike-metodistike Mihail Cekov dhe të Bashkësisë hebraike Berta Romano Nikoliq.

Pasdite para se të largohej nag vendi, mbajti takime ndërfetare me të rinjtë në kishën katolike, ndërsa pastaj edhe me priftërinjtë dhe familjet e tyre.

Vizitën historike të papa Françeskut e ndoqën 250 media vendore dhe më shumë se 100 të huaja. Qëndrimi i tij u përputh me 25 vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike me Vatikanin.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 7, 2019 19:16