Paqartësi të shumta rreth testimeve në Maqedoni?!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 21:27

Paqartësi të shumta rreth testimeve në Maqedoni?!

Një burrë 45-vjeçar nga Kumanova, i cili vdiq më 30 mars nga Kovid 19, dy herë u përpoq pa sukses për t’u testuar në shëndetin publik, megjithëse kishte simptoma të virusit Corona, sipas një storie kërkimore të IRL, përcjell FLAKA.

Burri shkoi te mjeku amë, i cili ndoqi protokollet e testimit mbi koronavirsuin, dhe nuk mund të siguronte një termin testimi për pacientin e tij, sepse sipas anketës epidemiologjike ai nuk kishte të drejtë, edhe pse njeriu nga Kumanova kishte një kollë të thatë, ethe dhe dhimbje muskulore, por nuk ka pasur kontakt me një person të sëmurë ose nuk ka udhëtuar jashtë vendit. Burri më pas shkoi për testim në Spitalin Privat Sistina, ku doli negativ nga Covid 19.

Megjithatë, pas dy ditësh, pacienti u sëmur dhe më 29 mars ai u pranua në departamentin e sëmundjes infektive në spitalin e Kumanovës, prej atje me 30 mars transferohet në Klinikën Infektive në Shkup, ku po testohet dhe del pozotiv, por nuk arrinë të shpëtojë.

Më 31 Mars, Ministri Filipçe njoftoi se pacienti kishte një numër sëmundjesh shoqëruese: diabet, sëmundjet e zemrës, fibrilacioni, hipertensioni dhe mbipeshë. Rasti i 45-vjeçarit tregon se dy testet, ai në Sistina dhe ai në shëndetin publik, treguan rezultate të ndryshme, dhe se megjithë simptomat e tij, mjeku amë dy herë nuk arriti të sigurojë termin për testim në shëndetin publik.

Aktualisht, në Maqedoni po kryhen dy lloje të testeve – teste molekulare të kryera nga kujdesi shëndetësor i shtetit, si dhe laboratorët “Biotech” dhe “Avicenna” dhe spitali “Zhan Mitrev”. Por kudo që të shkoni, është e vështirë të paraqitni të ashtuquajturat teste molekulare ose teste për të diagnostikuar virusin. Në të njëjtën kohë, rreth një javë më parë, Spitali Sistina bleu të ashtuquajturat teste të shpejta, ose teste që, ndryshe nga testet molekulare, mund të përcaktojnë nëse keni antitrupa ndaj virusit.

Ministria e Shëndetësisë theksoi se testet në Sistina nuk tregojnë nëse pacientët kanë Covid 19 por nëse ai posedon antitrupa, që do të thotë se pas këtij testimi, testimi në Institutin e Shëndetit Publik është i detyrueshëm. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 21:27