Paralajmërim i ri për presion në rrjetin ndërkombëtar, MEPSO kërkon masa urgjente për krizën energjetike
Maqedonia sërish paralajmëruar nga Evropa. Vendi vazhdon të marrë energji elektrike nga rrjeti ndërkombëtar dhe të grumbullojë fatura, për shkak të të cilave vendi mori paralajmërimin e ri të pestë radhazi. Njeriu i parë i MEPSO-s, Ramadani, thotë se edhe pse sasitë që tani tërhiqen nga sistemi janë më të vogla, ka mungesë të energjisë elektrike. Ai bëri thirrje për marrjen e masave urgjente për të përballuar pasojat e kësaj krize, derisa temperaturat filluan të bien ndjeshëm, përcjell FLAKA.
Ekspertët gjithashtu besojnë se EMV, si prodhuese e energjisë elektrike, duhet të krijojë një plan për të ardhmen.
“Temperaturat janë të mira tani, por do të fillojnë të bien dhe më pas do të jetë keq për të gjithë. EMV duhet të thotë se cilat janë rezervat e thëngjillit që i kemi dhe çfarë është bërë deri më tani për të arritur një situatë të tillë”, thotë Sanja Bozhinovska, konsulente për energji.
Nesër skadon afati për thirrjen për prokurimin e 900 mijë tonë thëngjill për aktivizimin e bllokut të tretë në REK Manastir. Qymyri prokurohet për të siguruar energji elektrike për ekonominë. Nuk ka informacione se sa kompani dhe ku i janë përgjigjur thirrjes. Por nëse këtë herë EMV nuk arrin të sigurojë thëngjillin e nevojshëm, ministri Bekteshi tregoi se do të ketë një takim të ri me përfaqësues të kompanive energjetike. Ai nuk përjashtoi mundësinë e importit të energjisë elektrike. Me qëllim të rritjes së prodhimit vendor, përveç REK Manastir, do të vihet në funksion edhe TC Osllomej dhe së shpejti do të shpallet thirrje për prokurim të mazutit për TC Negotinë.
Në bursat botërore çmimi është ende rreth 200 euro për megavat orë. FLAKA