Paralajmërim nga Pendarovskit: Korrigjimi i kufijve të Kosovës nuk mund të mos ketë efekt në Maqedoni

Paralajmërim nga Pendarovskit: Korrigjimi i kufijve të Kosovës nuk mund të mos ketë efekt në Maqedoni

Presidenti Stevo Pendarovski në intervistën e sotme në Kanal 5 tha se është kundër rishikimit të kufijve të Kosovës si një zgjidhje për çështjen e Kosovës, përcjell FLAKA.

“Korrigjimi i kufijve të Kosovës nuk mund të mos ketë efekt për Maqedoninë dhe Bosnjën. Ka struktura në rajon që këtë e kanë as. Ata do të thonë që kufijtë po ndryshojnë atje, pse mos t’i ndryshojmë edhe ne. Unë jam kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan. Nëse bashkësia ndërkombëtare mendon se rishikimi i kufijve është zgjidhja e vetme për çështjen e Kosovës, atëherë ata do të duhet të na japin garanci të forta se kufijtë tanë nuk do të preken”, tha Pendarovski. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Shkurt, 2020 21:55

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.