Paralajmërohet konkurs ideor për projektin: Qendra Përkujtimore e Gjenocidit “Bllaca 1999”

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 27, 2019 19:22

Paralajmërohet konkurs ideor për projektin: Qendra Përkujtimore e Gjenocidit “Bllaca 1999”

ITShKShM dhe Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta – Prishtinë, si nismëtarë dhe ideatorë të projektit për Qendrës Përkujtimore “Bllacë 1999”, kanë prezantuar idenë themelore, që tashmë është shndërruar në një libër të veçantë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

Jahja Lluka nga Shoqata për Kthimin e Shqiptareve në Trojet e Veta thekson se krahas shpërnguljes në Kosovë, janë evidentuar edhe rreth 400 masakra.

“Sipas disa parallogarive dhe gjërave që janë tubuar nga Instituti për Krime Lufte që ka funksionuar deri para disa muajve, diku rreth 400 masakra janë në Kosovë. Këto 400 masakra, cila më e vogël e cila më e madhe, nuk ka rëndësi, por duhet ta them hapur nuk janë dënuar ata që kanë bërë këto masakra. Tua them një gjë që ndoshta për të tjerët është absurd, por për masakrën e jasharajve nuk ka kallëzim penal ndërsa dihen ekzekutuesit”,- tha Jahja Lluka.

“Ne parashohim që Bllaca të jetë qendër e shqiptareve ku aty do bëhet një pelegrinazh nga gjithë bota të mësojnë pik së pari shqiptarët historinë dhe të kaluarën e tyre. Kjo temë që ne po e ngrisim si institucion e prek çdo shqiptar në botë, sepse gjatë historisë çdo familje shqiptare ka pasur një të burgosur, një të masakruar, një të shpërngulur dhe kjo temë është e vetmja temë në botë momentalisht për shqiptarët që është unifikuese. Nuk ka temë tjetër që i unifikon shqiptarët”,- deklaroi drejtori i ITShKShM-së, Skender Hasani.

Nga dy institucionet konfirmojnë se së shpejti pritet të mbahet mbledhja e dy qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ku pritet të aprovohet kërkesa për ndërtimin e Qendrës Përkujtimore “Bllaca 1999” nga Qeveria e Maqedonisë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 27, 2019 19:22