Parashikimi i motit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 09:22

Parashikimi i motit

Sot pritet mot me vranësira dhe relativisht ngrohtë, paradite nëpër disa fushëgropa të vendit do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 18 deri në 24 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira. Temperatura minimale do të bie deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë 19 gradë Celsius.

Siç paralajmëron DPHM, deri të enjten do të mbisundojë mot me vranësira. Të martën do të ketë paraqitje të shiut të dobët lokal dhe do të fryjë erë e përforcuar veriore, që do të kushtëzojë zvogëlim të temperaturës ditore, veçanërisht prej të mërkurën.

Kah fundi i javës do të jetë më kthjellët, ndërsa do të bien edhe temperatura e mëngjesit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 09:22
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.