Parashutisti kërcen 7620 metra në rrjetë pa parashutë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 22:41

Parashutisti kërcen 7620 metra në rrjetë pa parashutë

Luke Aikins është parashutisti i parë që është hedhur nga 7620 metra pa parashutë.

Më 30 korrik 2016, Luke Aikins, bëri histori, kur ai u hodh nga 7620 metra nga një aeroplan pa parashutë, duke u ulur i sigurt në një rrjetë të vendosur në shkretëtirën e Simi Valley, California, duke vendosur një rekord botëror, transmeton lajmi.net.

Luke, i cili ishte 42-vjeçar në kohën e kërcimit, është një parashutist i brezit të tretë, i cili ka qenë duke u hedhur me parashutë që nga mosha 16-vjeçare.

Luke është gjithashtu një këshilltar për sigurinë dhe trajnimin për Shoqatën e Parashutave të Shteteve të Bashkuara, ku ai siguron trajnime të përparuara me parashutë, për forcat speciale ushtarake elitare.

Pasi u hodh nga aeroplani Cessna në 7620 metra, Luka arriti një shpejtësi terminale prej 120 milje në orë.

Duke përdorur GPS-në e tij, dhe vetëm rrymat e ajrit përreth tij, ai rreshtoi rënien e tij në qendër të një rrjeti të specializuar 30 me 30 metra, i cili ishte krijuar për të ndaluar rënien e Lukës, aq butë sikur të qëndronit në një trampolinë, dhe thjesht bie mbi shpinë.

Koha totale nga hedhja nga aeroplani në goditjen e rrjetës, zgjati rreth 2 minuta. /Lajmi.net/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 22:41