Slloboden Peçat: Paratë e zeza ruse përfunduan në opozitën maqedonase?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 14:31

Slloboden Peçat: Paratë e zeza ruse përfunduan në opozitën maqedonase?

Partitë nga blloku opozitar maqedonas dhe disa parti shqiptare janë financuar me para të huaja në përpjekje për të rrëzuar bashkërisht qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev, kanë raportuar shërbimet e sigurisë maqedonase. Zaev foli edhe për ekzistimin e parave të zeza në fushatën për zgjedhjet lokale në konferencën për media ku njoftoi se po jep dorëheqje edhe nga kryeministri edhe nga kryesia në LSDM.

– Në këto zgjedhje në terren u duk shumë para në terren, me opozitën, kryesisht nga jashtë dhe të dhëna për arsye politike dhe ekonomike. Një pjesë të parave të mëdha ata i merrnin edhe nga biznesmenë vendas, kryesisht nga bosët e kompanive të ndërtimit, për interesa dhe plane të ardhshme personale financiare. Më vjen keq që të gjitha këto para janë një arsye e rëndësishme për këtë rezultat zgjedhor – tha kryeministri Zaev.

Ka dy skenarë se nga dhe si kanë ardhur paratë. Sipas të parës, “investimet” kanë ardhur nga Rusia dhe ai skenar është realizuar përmes biznesmenëve maqedonas, të afërt me partitë opozitare, të cilët po ndërtojnë objekte në komunat Aerodrom, Gazi Babë, Karposh, Gjorçe dhe vende të tjera në Maqedoni. “Pastrimi i parave” u organizua nga pronarët e pallateve të reja, të cilët u shfaqën edhe si financues të fushatës së kandidatëve të opozitës për kryetarë bashkie. Sipas skenarit të dytë, financat vinin nga Republika Çeke dhe Sllovakia. Biznesmenët nga këto vende mbështetën një parti shqiptare në Maqedoni.

“Shërbimi sekret po i dokumenton të gjitha këto lëvizje,” tha një zyrtar i lartë i shërbimit sekret maqedonas. Prokuroria Publike deri më tani nuk ka hapur asnjë rast pasi është prekur zëri, në këtë rast pas deklaratës së kryeministrit Zaev. Prokuroria për “Slloboden Peçat” thotë se është në pritje që personi i cili ka deklaruar se nëse mendon se ka prova, të vijë në Prokurorinë Publike dhe në bazë të provave të raportojë rastin e pretendimit për financim të paligjshëm të një partisë.

– Prokuroria Publike monitoron të gjitha informacionet dhe do të veprojë nëse identifikohen elementë të një krimi. Njëkohësisht, secili që ka dijeni për krimet e kryera, ka për obligim që ato t’i raportojë në organet kompetente dhe të paraqesë provat përkatëse – thonë nga Prokuroria.

Komisioni Kundër Korrupsionit bën me dije se kush ua ka dhuruar gjithçka partive, por thotë se çdo abuzim duhet denoncuar.

Sipas opozitës VMRO-DPMNE, “kjo është një gënjeshtër brutale, e cila buron nga dëshpërimi i Zoran Zaev”.

Nga LSDM-ja ende nuk ka detaje se çfarë parash kanë ardhur nga jashtë, cilët biznesmenë vendas dhe për çfarë qëllimesh ia kanë dhënë opozitës, por edhe nëse i kanë raportuar në institucionet kompetente. KOHA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 14:31

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare