“Parcela në Mavrovë”, nesër vijon seanca e radhës në Gjykatën e Gostivarit

Redaksia
By Redaksia 5 Mars, 2023 10:24

“Parcela në Mavrovë”, nesër vijon seanca e radhës në Gjykatën e Gostivarit

Të hënën me 6 mars pritet të mbahet seanca e radhës mbi rastin “Parcela në Mavrovë”, në Gjykatën themelore të Gostivarit, njofton Flaka

I akuzuar është ish shefi i urbanizmit në Komunën e Mavrovë – Rostushës, me inicialet XH.K për keqpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe asgjësim të librave të evidencës në institucionin ku ponon aktualisht.

Me 13 shkurt filloi seanca ndaj të akuzuarit i cili aktualisht vazhdon të jetë i punësuar në komunën e Mavrovë – Rostushës.

Gjatë seancës, prokurori publik Hazbi Iseini shpalosi dëshmitë e veta ndaj të akuzuarit. Në seancë të pranishëm ishin edhe kryetari i Mavrovë – Rostushës, Medat Kurtovski dhe e punsuara me arhivin e komunës, Vesna Siljanovska, në cilësinë e dëshmitarëve.

Më herët me 26 nëntor të vitit 2022, u prolongua procesi gjyqësor ndaj ish kryeshefit të urbanizmit në Mavrovë – Rostushë.

Në seancën e së hënës pritet të prezantohet ekspertiza e bërë nga Biljana Stojkovska nga Byroja për ekspertizë ligjore.

Kujtojmë që gjatë muajit tetor të vitit 2014, personi i denoncuar, inspektor ndërtimor i autorizuar në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, me vetëdije ka përgatitur dhe nënshkruar një ekstrakt të pavërtetë dhe të falsifikuar nga plani i vendbanimit Hanet e Mavroës, pas së cilës ka paraqitur kërkesë për privatizimin e tokës ndërtimore te Departamentit të Procedurës Administrative të Gostivarit, dhe ia ka bashkangjitur deklaratën e përgatitur nga ana e tij por e rrjeshme.

Departamenti për procedurë administrative në Gostivar ka marrë vendim në favor të deklaruesit për privatizimin e tokës ndërtimore të fituar pa kompensim, të cilin deklaruesi më pas e ka paraqitur në Agjencinë Kadastrale dhe ka në pronësi të tij tokë ndërtimore me sipërfaqe totale prej 203 m², pronë që deklaruesi e ka regjistruar në emër të tij në regjistrin e pasurisë”, njoftoi MPB.

Me veprime të tilla i pandehuri ka fituar pasuri kundërligjore – tokë ndërtimore me sipërfaqe të përgjithshme prej 203 m² ose me vlerë 1.248.450 denarë, siç thuhet në raportin për vlerësimin e tokës ndërtimore.

Dëshmitarët i thanë Agjencisë së lajmeve Flaka që i pendehuri krahas tokës shtetërore ka glabëruar edhe tokë nga hapësirat e ish Stacionit Policor por edhe nga një pronar i një toke private. Nga asgjë, i pandehuri ka përfituar tokë ndërimore duke dëmtuar shtetin, persona fizik dhe jurdik. 

Personi në fjalë, i cili siç merr vesht Flaka, para vitit 2017 ka ushtruar detyrën e kreshefit të urbanizimit në këtë komunë, akuzohet për falsifim dokmentesh dhe përvetësim të pronës shtetërore. Flaka

Redaksia
By Redaksia 5 Mars, 2023 10:24