Parcela për voltaiket – Financiaria heton për transaksione të dyshimta

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 20:25

Parcela për voltaiket – Financiaria heton për transaksione të dyshimta

Transaksione të dyshimta mes disa punonjësve të EVN-së dhe personave të tjerë. Indikacione të tilla për krim financiar janë duke u hetuar nga Drejtoria e Policisë Financiare të cilët janë në koordinim me Prokurorinë e Shkupit.

Policia financiare sot ka bastisur disa persona në Shkup dhe Dellçevë.

“Të përfshirë janë edhe punëtorët e “EVN ELEKTRANAT” dhe “EVN Maqedoni”, me qëllim të gjetjes së provave për zbatimin efektiv të procedurës para hetimore, dhe të vërtetimit të shkaqeve të dyshimit për vepra penale”, thanë nga Drejtoria e Policisë Financiare.

Alsat ka kërkuar nga EVN qëndrimin e saj lidhur me rastin, por nuk komentojnë pasi siç na thanë ata janë dëshmitarë të rastit dhe hetimet janë në vazhdim.

“EVN Maqedoni ka bashkëpunim të ngushtë me Policinë Financiare në lidhje me dorëzimin e të gjitha provave të nevojshme për zbardhjen e rastit”, kanë deklaruar EVN Maqedoni.

Nga hetimi financiar nuk ka më shumë detaje, ndërsa njoftimi nga Drejtoria e Policisë Financiare vjen pasi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski mëngjesin e sotëm ka njoftuar për bastisjen e shtëpisë së tij.

“Presionet dhe kërcënimet nuk kalojnë te unë. Regjimi hibrid po jeton minutat e fundit të pushtetit”, ka thwnw Jovan Jauleski, deputet i VMRO – DPMNE-së.

VMRO-DPMNE e lidhi bastisjen me mocionin e sotëm ndaj Qeverisë, dhe akuzoi pushtetin për presion ndaj deputetëve të opozitës.

“Pikërisht para votimit, policia financiare hyn në shtëpinë e prindërve të Jovan Jauleskit, shtëpi ku qëndron edhe ai, në orën 5 të mëngjesit për të bastisur, shqetësuar, konfiskuar telefona e çfarë jo!”, pohoi Naum Stoilkovski – Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nga Drejtoria e Policisë Financiare demantuan VMRO-DPMNE-në dhe Jauleskin. Ata thonë se interes i procedurës parahetimore nuk ka qenë Jauleski e as ndonjë politikan, por punonjës të EVN-së. LSDM e akuzoi Jauleskin se ka gënjyer se ka pasur bastisje në shtëpinë e tij, sepse – siç thonë ata, ai nuk ka jetuar me prindërit e tij. Jozyrtarisht, rasti ka të bëjë me një shitje të mundshme të kontestuar të tokës në rajonin e Dellçevës për instalimin e fotovoltaikëve nga EVN, për prodhimin e energjisë elektrike nga energjia diellore./ Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 20:25

29
Nën
Në pjesën e tretë të Programit 200, i ftuar ishte zv/ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu,...
29
Nën
Shpeshë herë viktimat ngelin udhëve, pasi që kapacitet e qendrave strehuese nuk janë shumë të...
29
Nën
Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolçe Babovski, në emisionin “Utrinski” në “Telma” tha...
29
Nën
Viktimat e dhunës familjare kanë qenë sonte temë në Programin 200, me gazetaren Semra Musai....