Parimi fituesi me fituesin, Ahmeti: Nuk ka nevojë të ngarkohet situatë me dukuri që janë provuar

Desk
By Desk December 29, 2019 21:27

Parimi fituesi me fituesin, Ahmeti: Nuk ka nevojë të ngarkohet situatë me dukuri që janë provuar

Në takimin e fundvitit me gazetarë Kreu I integristëve Ali Ahmeti ka deklaruar se nuk është koha për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Sipas tij, Kodi Zgjedhor është një cështje e ndjeshme dhe duhet bërë me konsensus nga të gjithë partitë.

Lidhur me parimin fituesi me fituesin për përëbërjen e Qeverisë pas zgjedhjeve, Ahmeti ka theksuar se nuk ka nevojë të ngarkohet situatë me dukuri që janë provuar në të kaluarën, duke përmendur vitin 2006, ku siç tha, nuk u mor parasysh vullneti i shqiptarëve dhe pas 15 muajve vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Desk
By Desk December 29, 2019 21:27