Parking shumëkatësh në Kodrën e Diellit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 22 Gusht, 2018 14:47

Parking shumëkatësh në Kodrën e Diellit

Qyteti i Tetovës vazhdon edhe më tej të përballet me mungesën e parkingjeve, ndërsa komuna ka aplikuar me projekt për ndërtimin e një parkingu shumë katesh në kodër të Diellit. Kjo u bë e ditur sot nga kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, gjatë seancës së nëntë të këshillit komunal.

Koncepti apo projektimi për sa i përket parkimit është kryesisht koncept për zgjerim të gamës së parkingjeve mbi tokësore. Pas sigurimit të ujërave edhe variacione tjera për hapësira më tepër sa i përket parkingut janë në konsiderim- tha kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Këtë vendim e ka sjellë në seancën paraprake këshilli i komunës së Tetovës. I pyetur për zgjidhje, apo ndërtim të parkingut shumëkatësh në Tetovë, kreu i këshillit arsyetohet se një kërkesë e tillë nuk i ka arritur ende.

 Flas në emër të kreut të këshillit, derisa tek unë nuk ka të arritura pika të atilla për t`i vendosur në rend dite nuk mund të them se do vin apo kur do vin për një afat të caktuar- tha Bekim Memeti, kryetar i këshillit komunal Tetovë.

Megjithatë, ish kreu i këshillit komunal Isen Xhemaili, kohë më parë për Alsat deklaroi se, projekt ka dhe se planifikohet ndërtimi të bëhet tek stadiumi i qytetit.

Bashkim Sulejmani                                                                   

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 22 Gusht, 2018 14:47