Parlamenti Evropian do të kërkojë përgjigje nga KE-ja për financat hungareze në mediumet e vendit

Desk
By Desk March 6, 2020 19:37

Parlamenti Evropian do të kërkojë përgjigje nga KE-ja për financat hungareze në mediumet e vendit

Operacionet financiare hungareze në mediumet sllovene dhe ato vendore janë gjetur në agjendën e deputetëve evropianë, për çka të mërkurën e ardhshme në seancë plenare, Parlamenti Evropian do të debatojë për “përzierjen hungareze” në mediumet në Slloveni dhe në Maqedoninë e Veriut.

Informacionin e konfirmoi eurodeputetja sllovene, Irena Joveva sot në postin e saj në Tuiter. Joveva sqaron se njohuritë nga ueb portali slloven “Necenzurirano.si” theksuan shumë eurodeputetë të kërkojnë përgjigje nga Komisioni Evropian.

“Sipas dokumenteve të publikuara në portal, viteve të fundit kreu politik hungarez, përmes njërës prej bankave të saja dhe ndihmës në Sllovenisë kanë vendosur operacion të madh ndërkombëtar politik-mediatik në Maqedoninë e Veriut me qëllim që të prishet qeveria e atjeshme, si dhe marrëveshja për anëtarësimin e vendit në NATO, në këtë operacion gjoja rol kyç kanë pasur pronarët hungarezë të mediumeve të afërta të partisë sllovene SDS, të cilat në atë kohë ishin financuar nga ato kompani të afërta të Viktor Orbanit”, sqaron Joveva.

Sipas informacioneve të publikuara, bëhet fjalë për katër milionë euro të transferuara në Slloveni përmes atyre kompanive, nga të cilat 1,5 milionë kanë mbetur në Slloveni, ndërsa 2,5 milionë janë dedikuar për Maqedoninë e Veriut.

“Nga Komisioni Evropian kërkojmë përgjigje të thotë si do të sigurohet se vendet anëtare të BE-së nuk përzihen në proceset demokratike të vendeve tjera anëtare ose vendet kandidate për anëtarësim”, thotë eurodeputetja e Sllovenisë, e cila ka prejardhje nga Maqedonia e Veriut.

Edhe pse ajo më shumë e ndjek situatën në Slloveni, sesa në Maqedoninë e Veriut, thotë se është e bindur se situata është njëjtë e keqe për të dyja vendet në këtë pikëpamje, me atë që Maqedonia e Veriut gjendet në periudhë më të ndjeshme duke e pasur parasysh vendimin e ardhshëm të Këshillit për fillimin e negociatave si dhe zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare.

“Natyrisht ata që ndihen të sulmuar do të thonë se financimi nga jashtë vendit është i ligjshëm, por këto vijime janë të pazakonta, të mos them kontestuese. Si ish-gazetare, e di shumë mirë sa është e rëndësishme liria e mediumeve dhe shumë mirë e di se ata që ndihen të sulmuar do të përgjigjen me sulme, ndoshta edhe në nivel personal”, thotë Joveva për MIA-n.

Mediumet kontestuese për të cilat bëhet fjalë në Slloveni janë “pikërisht të tilla”, shton eurodeputetja.

“Pikërisht ky është problemi me këto mediume për të cilat do të bisedojmë të mërkurën, si Nova24TV për shembull, propaganda e dezinformatave, gjuha e urrejtjes, gënjeshtra, unë nuk mund ta pranojë këtë si diçka normale, në atë mënyrë, me çdo kusht, të tregohet besnikëri ndaj ‘politikës së djathtë’”, konkludon Irena Jovena në përgjigjet e saja.

Partia SDS në Slloveni para disa ditësh e mori vendin e kryesministrit, pasi Marjan Sharec dha dorëheqje, në karrige u ul aleati shumëvjeçar i Viktor Orbanit dhe Nikollaa Gruevskit, Janez Jansha. Mediumet e Maqedonisë së Veriut në të cilat me siguri janë derdhur këtë para gjithashtu janë të afërta të Gruevskit, si TV Alfa, Kurir, Republika, Netpres.(koha.mk)

Desk
By Desk March 6, 2020 19:37