Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • TOP CIRCLE
  • Parlamenti i bllokuar: Çelësi te “Qeveria e zgjeruar”

Parlamenti i bllokuar: Çelësi te “Qeveria e zgjeruar”

Redaksia

Mbi 130 ligje janë bllokuar dhe presin miratimin nga ana e Parlamentit. Mungesa e kuorumit mbetet problemi kryesorë. Opozita e bllokon punën e Parlamentit me mijëra amendamente, ndërsa shumica e brishtë parlamentare nuk bën asgjë që ta përmirësojë komunikimin me opozitën. Analistët kërkojnë Qeveri të zgjeruar, zgjidhje tjetër nuk shohin.

Shumica e ngushtë parlamentare, e cila ishte formuar pas zgjedhjeve parlamentare, tanimë disa muaj po e tregon punën e saj joefikase në shtëpinë ligjvënëse. Përmes amendamenteve ose mungesave në seanca, opozita bllokon punën e Parlamentit, ndërsa për shkak mungesës së kuorumit, qindra ligje presin të futen në rend dite. Edhe pse kryeparlamentari Talat Xhaferi po tenton përmes takimeve koordinative ta ecë punën përpara, Parlamenti megjithatë mbetet i bllokuar. VMRO-DPMNE është e indinjuar për arsye se kërkesat e tyre janë injoruar nga ana e Qeverisë, ndërsa Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë parashtruar mbi 7000 amendamente për dhjetëra ligje që janë në procedurë parlamentare.

Analisti politik Xhelal Neziri thotë se mungesa e kuorumit në shtëpinë ligjvënëse e minimizon rolin e Parlamentit dhe nëse vazhdohet kështu mund të hymë në krizë të re politike. Çdoherë kur Parlamenti është jofunksional, si zgjidhje imponohet “takimi i liderëve”, në të cilën çështjet zgjidhen në bazë të interesave partiake. Për këtë arsye, sipas Nezirit, zgjidhja e këtij problemi është një koalicion i gjerë mes katër partive kryesore në vend deri në zgjedhjet e rregullta të vitit 2024. “Jemi në krizë institucionale, me ç’rast kemi bllokadë totale të institucionit kyç të sistemit, pra Parlamentit. Dalja nga kjo situatë është koalicioni i gjerë deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare në 2024. Nëse tash shkohet në zgjedhje do të fitojmë gati të njëjtin rezultat në Parlament, kështu që do të ishte humbje kohe dhe shpenzim pa nevojë të parave të popullit. Opsioni i zgjerimit të shumicës parlamentare duket se dështoi shkaku i mungesës së kredibilitetit politik të bartësve të pushtetit. Andaj, s’ka dalje tjetër nga kjo krizë përveç Qeverisë me katër partitë kryesore në të”, ka deklaruar për KOHA, analisti Xhelal Neziri.

Edhe ish-kryeparlamentari Stojan Andov thotë se institucioni më i lartë është në krizë dhe nuk është efikase. Sipas tij, Qeveria aktuale në mungesë të efikasitetit, duhet t’ia dorëzojë mandatin Presidentit, dhe ky i fundit t’ia jep atij që do të mund të formon një qeveri efikase ekspertësh. “Nuk duhet konstatim që të themi se jemi në krizë, por çfarë duhet të bëhet për dalje nga kjo krizë. Për mendimin tim duhet të formohet një Qeveri efikase ekspertësh. Qeveria aktuale të ia jep mandatin Presidentit të shtetit, dhe pastaj ai të jep mandatin atij mandatari që do të mund të formon qeveri efikase ekspertësh. Ai mund të jetë përsëri Zaevi, nëse më herët siguron një gjë të tillë. Tani para kohe nuk mund të thuash asgjë, sepse shihet qartë se nuk funksionon Parlamenti, kjo do të thotë se punët janë bllokuar dhe nuk ka aktivitete ligjvënëse. Këtu shumë çështje janë të lidhura me sigurinë, drejtësinë etj. Kjo duhet të jetë zgjidhja, të jepet mandati te Presidenti, dhe ai që ofrohet të formon qeveri efikase ekspertësh, atij ti jepet mandati””, ka deklaruar për KOHA, Stojan Andov, ish kryeparlamentar.

Përveç mospajtimeve mes shumicës parlamentare dhe deputetëve nga opozita për shkak se vështirë arrihet deri te kuorumi për punë, ka pasur shembuj ku në diskutimet në seanca në Parlament – nuk janë paraqitur edhe përfaqësues aktual të institucioneve shtetërore, që me vite raportet e atyre institucioneve ishin në rend dite, dhe kështu shumë seanca ishin ndërprerë, por në të njëjtat ka pasur dhe ofendime të ulëta mes deputetëve të shumicës dhe opozitës. Se a do të përmirësohet puna e Parlamentit me dialogun “Zhan Mone”, mbetet të shihet. Ky format i takimeve mes përfaqësuesve të Parlamentit Evropian dhe liderëve politik të vendit ka për qëllim të ndihmojë dialogun politik larg syve të opinionit. Dialogu është menduar për të përmirësuar komunikimet dhe raportet mes pushtetit dhe opozitës. Pas 23 marsit pritet që në Parlament të kthehen edhe deputetët të cilët për shkak koronavirusit ishin izoluar dhe nuk kishin mundësi të vijnë në Parlament të marrin pjesë në seanca. Për momentin mbi 130 ligje janë bllokuar dhe presin miratimin nga ana e deputetëve. (koha.mk)

Continue Reading

Previous: Strukturat e LDK-së në diasporë do t’i ndihmojnë mërgimtarëve shqiptare të RMV-së, premton Abdixhiku
Next: Fondet përgjysmohen edhe për Teatrin shqiptar

Të ngjashme

a4dudspwxk6mlcyaakns Emra të njohur në listën e honorareve në qeveri

Emra të njohur në listën e honorareve në qeveri

Redaksia
pmbvezvbh2qtufnlwffl Ministria e Shëndetësisë tregon moshat që u ka ardhur koha të vaksinohen

Ministria e Shëndetësisë tregon moshat që u ka ardhur koha të vaksinohen

Redaksia
boris-trajkovski-podgotovki-za-vakcinacija Maqedonia ka mbetur vetëm me 2.000 doza të vaksinave kineze

Maqedonia ka mbetur vetëm me 2.000 doza të vaksinave kineze

Redaksia

TË FUNDIT

Dortmund's Ansgar Knauff, bottom, celebrates after scoring his side's third goal during the German Bundesliga soccer match between Stuttgart and Dortmund at the Mercedes-Benz Arena stadium in Stuttgart, Germany, Saturday, April 10, 2021. (Tom Weller/Pool via AP) Kush përdor më shumë futbollistë U21 në ekipet e para?

Kush përdor më shumë futbollistë U21 në ekipet e para?

Met-Gala-comp-780x470 Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Porto's Mehdi Taremi scores his side's opening goal during the Champions League quarter final second leg soccer match between Chelsea and Porto at the Ramon Sanchez Pizjuan stadium, in Seville, Spain, Tuesday, April 13, 2021. (AP Photo/Angel Fernandez) Porto eliminohet, por ka golin më të bukur në Champions

Porto eliminohet, por ka golin më të bukur në Champions

baj Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për diabetikët

Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për diabetikët

Covid-19.-Cisl-Veneto-dona-un-respiratore-polmonare-alla-Protezione-Civile Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë

Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.