Parlamenti i Portugalisë miraton projektligjin që legalizon eutanazinë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 23:54

Parlamenti i Portugalisë miraton projektligjin që legalizon eutanazinë

Parlamenti i Portugalisë ka miratuar një projekt-ligj të rishikuar që legalizon eutanazinë për njerëzit e sëmurë dhe të plagosur rëndë.

Sipas medieve të huaja legjislacioni kërkon ende nënshkrimin e presidentit të Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa për t’u bërë ligj, dhe dihet se ai ka rezerva të thella për këtë vendim.

Nëse ai nënshkruan versionin e dytë të projektligjit, Portugalia do të bëhet një nga vendet e pakta në botë që i lejon procedurat.

Vetëm Belgjika, Luksemburgu, Holanda dhe Spanja kanë legalizuar format e eutanazisë.

Parlamenti miratoi versionin e parë të projektligjit në janar, por u refuzua nga Gjykata Kushtetuese e vendit pas një kërkese rishikimi nga presidenti Rebelo de Sousa. /balkanweb

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 23:54
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.