Parlamenti në krizë funksionale

Desk
By Desk October 24, 2020 20:30

Parlamenti në krizë funksionale

Shtatëmbëdhjetë seanca parlamentare në 2.5 muaj. Ligjet kryesore nuk janë miratuar. Shumica e pakët parlamentare u jep dhimbje koke çdo ditë deputetëve. Opozita është duke parë anash dhe po pret që të sigurohet kuorumi. Ata i shohin arsyet e mos miratimit të ligjeve në partinë në pushtet, përcjell FLAKA.

Një problem shtesë për bllokimin e punës është mundësia që një prej deputetëve të jetë pozitiv në Covid 19. Nuk ka konsensus për seancat në internet dhe kështu ekziston rreziku i paaftësisë për të bërë zgjidhje të rëndësishme ligjore jo vetëm për masat Covid por edhe për ekonominë.

Ish Kryetari i Parlamentit Tito Petkovski e konsideron të nevojshme që deputetët të bëjnë ndryshime në Rregulloren e Procedurës dhe të bien dakord mbi tre çështje kryesore, pandeminë, integrimin evropian dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Nëse ato nuk mund të pajtohen, ekzistojnë dy mundësi: rritja e shumicës parlamentare ose zgjedhjet e parakohshme.

Ekspertët u bënë thirrje deputetëve të vendosnin interesin shtetëror para interesit partiak.

Një seancë parlamentare i kushton shtetit rreth 40 mijë euro. Shumica e seancave u mbajtën kryesisht për çështje që lidhen me zgjedhjet, verifikimin e mandateve, zgjedhjen e qeverisë, ratifikimin e marrëveshjeve dhe disa zgjidhje ligjore. Kjo është përbërja e dhjetë parlamentare me shumicën më të ngushtë parlamentare deri më tani. nga 62 deputetë, 46 nga Koalicioni “Mund” të udhëhequr nga LSDM dhe 15 nga BDI dhe një deputet nga PDSH. FLAKA

Desk
By Desk October 24, 2020 20:30