Parregullsi gjatë pagesës së rrogave, blerjeve dhe regjistrimit në “Kumanova Gas”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Korrik, 2022 18:03

Parregullsi gjatë pagesës së rrogave, blerjeve dhe regjistrimit në “Kumanova Gas”

Enti Shtetëror për Revizion ka kryer revizionin për punën e vitit 2020 te Ndërmarrja publike për ndërtimin e objekteve të infrastrukturës “Kumanova Gas” në Kumanovë, transmeton Portalb.mk.

“Parregullsi gjatë llogaritjes dhe pagesës së pagave të punonjësve në ndërmarrjen publike; regjistrimi i mjeteve dhe detyrimeve nuk është zbatuar plotësisht dhe i drejtë; vlera e marrëveshjeve të lidhura për prokurime publike nuk përputhet me kushtet e parapara në dokumentacionet e tenderit”, raportoi Enti.

Në lidhje me këto parregullsi, Revizioni rekomandoi dorëzimin e propozimit deri te themeluesi në lidhje me llogaritjen e rrogave, miratimi ne aktit për realizimin e plotë, ndërsa gjatë blerjeve publike, të përcaktohen kushtet e tenderit.

“Shprehim mendim të pavolitshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2020 dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura”, vlerësoi Revizioni.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Korrik, 2022 18:03