Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Partia e Kasamit: Prokuroria Publike para një sprove të madhe

Partia e Kasamit: Prokuroria Publike para një sprove të madhe

Redaksia 2 vjet ago

Lëvizja Besa me anë të një komunikate ka reaguar për rastin e fundit “Reket”, duke theksuar se Prokuroria Publike është para një sprove të madhe që ka të bëjë me rikthimin e shtetit të së drejtës.

Komunikata e plotë e Lëvizjes Besa

Pas më shumë se një muaj presion publik për zbardhjen e skandalit më të madh të dëgjuar deri më sot që ka tronditur themelet e shtetit të së drejtës, gjatë ditë së djeshme edhe pse me vonesë përfundimisht e dyshuara për involvim në rastin “zhvatja”, prokurorja speciale Katica Janeva u privua nga liria dhe me këtë u mundësua zgjerimi i hetimit për rastin në fjalë.

Tash Prokuroria Publike është para një sprove shumë të madhe që ka të bëjë me rikthimin e shtetit të së drejtës dhe funksionimin sistemit juridik, prandaj inkurajojmë Prokurorinë Publike që mos të bjerë pre e presioneve politike nga disa parti politike, dhe të vazhdojë hetimin e plotë deri në zbardhjen e plotë të rastit “Zhvatja” por njëkohësisht mos të fokusohet i gjithë kapaciteti hetimor vetëm në këtë rast por paralelisht të vazhdojnë hetimet edhe për raste tjera deri në zbardhjen e plotë të tyre.

Njëkohësisht, Lëvizja Besa apelon deri te prokurorët e Prokurorisë Publike Speciale, që leksionin që e morën nga rasti “zhvatja” ti shërbejë si mësim dhe udhërrëfyes që të jenë të kujdesshëm për angazhimin e tyre profesional në të ardhmen, prandaj urgjentisht duhet të dëshmojnë se vazhdojnë misionin e tyre fillestar për rikthimin e drejtësisë dhe nxjerrjen e gjithë kriminelëve dhe personave të inkriminuar në krim dhe korrupsion para drejtësisë.

Pasi deri më tani kemi vlerësuar se qasja e Prokurorisë Publike Speciale ka qenë selektive dhe e njëanshme, inkurajojmë që ata të procesojnë sa më shpejt hetimet edhe për të dyshuar potencial nga regjimi i kaluar që janë politikisht aktiv në partinë e quajtur BDI.

Rikujtojmë që çdo drejtësi e vonuar është vrasje e shpresës për një ardhmëri më të mirë në Maqedoninë e Veriut. Lëvizja Besa ashtu si në fillim edhe sot mbetet e pa lëkundur në qëndrimet e saj se askush nuk duhet të bëjë kompromis me drejtësinë dhe barazinë në këtë shtet.

Edhe njëherit rikujtojmë qëndrimin tonë se është më se e nevojshme që sistemit juridik të shtetit ti jepet një impuls shtesë dhe kjo mund të bëhet vetëm përmes një Komisioni shtetëror i udhëhequr nga SHBA dhe BE që jo vetëm do ndihmojë drejtësinë në Maqedoninë e Veriut por do vendosë edhe themelet e një gjyqësori dhe prokurori profesionale, me kredibilitet dhe respektim të ligjeve në mënyrë të njejtë për të gjithë pavarësisht përkatësisë politike, etnike, fetare etj.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Motoçiklistët e Pollogut nën “llupën” e Policisë
Next: Partia e Mickovskit kërkon takim të grupeve të punës për Ligjin për Prokurorinë

Të ngjashme

donacioja-germanska-ambasada-03.03.2021 Ambasada e Gjermanisë dhuroi pajisje me vlerë prej 25.000 euro për Klinikën e Kardiologjisë

Ambasada e Gjermanisë dhuroi pajisje me vlerë prej 25.000 euro për Klinikën e Kardiologjisë

Redaksia 4 minuta ago
auto_petkovski-lsquo-bomba-rdquo-e-zaevit-do-ta-rr-euml-zoj-euml-qeverin-euml-video_hd-780x4391614801630 Petkovski: Nëse diaspora e ndihmon shtetin, atëherë është logjike të jetë pjesë e regjistrimit

Petkovski: Nëse diaspora e ndihmon shtetin, atëherë është logjike të jetë pjesë e regjistrimit

Redaksia 43 minuta ago
covid-19-780x470-2 Pesë viktima dhe 807 raste të reja me Covid-19

Pesë viktima dhe 807 raste të reja me Covid-19

Redaksia 2 orë ago

TË FUNDIT

donacioja-germanska-ambasada-03.03.2021 Ambasada e Gjermanisë dhuroi pajisje me vlerë prej 25.000 euro për Klinikën e Kardiologjisë

Ambasada e Gjermanisë dhuroi pajisje me vlerë prej 25.000 euro për Klinikën e Kardiologjisë

auto_Ilmi-Selami_02_11614602842-750x430 Selami: Qytetarët të jenë të qetë, të gjithë do të regjistrohen

Selami: Qytetarët të jenë të qetë, të gjithë do të regjistrohen

skejl-fokus-960x604 Regjistrimi/ Programuesit zbulojnë dobësi të reja, Simovski refuzon mbrojtje shtesë

Regjistrimi/ Programuesit zbulojnë dobësi të reja, Simovski refuzon mbrojtje shtesë

fb-izmama-960x545 Mashtruesit keqpërdorin të dhëna nga qytetarë për të marrë kredi të shpejta

Mashtruesit keqpërdorin të dhëna nga qytetarë për të marrë kredi të shpejta

Policiski-chas-vo-Skop-e-23-1536x1053-1 Shtrëngimi i masave mbrojtëse kundër Covid-19 është i mundur

Shtrëngimi i masave mbrojtëse kundër Covid-19 është i mundur

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.