Partitë e vogla dhe të pavarurit: Kandidatë sa për sy e faqe!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Tetor, 2021 20:17

Partitë e vogla dhe të pavarurit: Kandidatë sa për sy e faqe!

Shumë kandidatë të pavarur dhe parti të vogla në zgjedhjet e 17 tetorit në Maqedoninë e Veriut, tentuan të sigurojnë një vend në “skenë”, por nuk ia dolën. Shumica prej tyre u deklasuan nga partitë më të mëdha, duke i lënë shumë prapa me vetëm dhjetëra vota të fituara.

Shumë kandidatë për kryetarë komune u deklasuan nga partitë e mëdha, duke i lënë ata shumë prapa me vetëm dhjetëra votash, që në fakt për ata gara zgjedhore kishte përfunduar edhe para se të fillonte. Tridhjetë qytetarë nga Vrapçishta më 17 tetor votuan për Irfan Sherifin nga PDSH. Në përqindje 0.31% nga votat në komunë, ku në listë kryeson Isen Shabani nga koalicioni ASH-AAA me 3.946 vota. Sherifi është kandidat për kryetarë i cili ka fituar më pak vota në këto zgjedhje lokale edhe përskaj që prapa tij kishte qëndruar partia. 30 votat e tij, as mund të ndryshojnë diçka në rrethin e dytë të garës zgjedhore për kundërkandidatët, as që mund ta ndryshojnë fotografinë bardhë e zi në skenën politike në vend. Por, Sherifi nuk është i vetëm që gjendet në fund të listës së kandidatëve më pak të votuar. Tridhjetë vota në zgjedhjet lokale në Novaci në rrethin e parë mori edhe Vasko Naumovski nga Era e Tretë e Maqedonisë-Lista të pavarura maqedonase, që për të gara ka përfunduar.

TA PROVOJNË FATIN

Shumë kandidatë të pavarur dhe parti të vogla në zgjedhjet e 17 tetorit në Maqedoninë e Veriut, tentuan të sigurojnë një vend në “skenë”, por nuk ia dolën. Shumica prej tyre, bukualisht u deklasuan nga partitë më të mëdha, duke i lënë shumë prapa me vetëm dhjetëra vota të fituara. Disa prej tyre mbajnë rekorde – por jo për sukses, por në numrin më të ulët të votave të fituara në zgjedhjet e fundit lokale. Disa prej tyre u mbështetën nga partitë, dhe disa kandiduan si të pavarur në përpjekje për të hyrë në qeverisjen lokale. E përbashkëta e të gjithëve është se ata kanë fituar, besoni apo jo, më pak se njëqind vota.

CILËT JANË ATA?

Për kandidatin e PDSH-së, Petrit Klenja në Dibër, votuan 37 votues, përkundër më të suksesshmit në listë, Bekim Pocesta nga ASH-AAA i cili fitoi 3.998 vota. Zoran Veselinoviq nga PODEM në Dojran fitoi 51 vota, ndërsa Izet Zejneloviq nga Demokrati në Dollnen fitoi vetëm 68 vota. Edhe në listën në Krivogashtani u gjend një kandidatë që kishte nën njëqind vota. Bëhet fjalë për Goce Çirunoski nga PODEM, për të cilin kanë votuar vetëm 60 persona, derisa për Igor Graoroski nga Era e Tretë e Maqedonisë-Lista të pavarura maqedonase, kanë votuar 106 qytetarë. Në Llozovë, kandidati i PODEM, Velin Nikollov ka fituar 37 vota, derisa Jovica Anakievski nga TMORO, 50 vota. Në Rankovcë, Mihajllo Ristoviq nga Integra ka fituar 45 vota ose 2% të votave në komunë. Në Resnjë me rezultat më të dobët në zgjedhjet lokale është kandidatja Gordana Popovska nga Era e Tretë e Maqedonisë-Lista të pavarura maqedonase, për të cilën kanë votuar vetëm 45 qytetarë.

Në Saraj, Ilir Krosi nga PDSH mori 87 vota. Në Qendër, Aco Stojanovski nga Demokrati mori 74 vota, ndërsa në Strugë Lube Petrovski nga e njëjta parti fitoi 174 vota ose 0.68% të votave në komunën e kryesuar nga Ramiz Merko. Edhe muzicienti i njohur, Goran Allaçki vendosi të hyn në garën për zgjedhjet lokale për kryetarë të komunës së Berovës. Atë e kandidoi Integra, por në zgjedhjet e së dielës ai fitoi vetëm 145 vota, ndërsa kundërkandidati i tij Goranço Kërstevski, fitoi vetëm 93 vota në Berovë. Këto zgjedhjet nuk ishin të suksesshme as për Risto Xhakov nga Bogdanci i cili fitoi 86 vota, si dhe për Dimçe Petrovskin nga Demokrati për të cilin votuan vetëm 78 votues. Në Gazi Babë, vetëm për krahasim, nëse për kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Boban Stefkoski votuan 17.910 qytetarë, kundërkandidatët e tij Gjorgji Todorov nga Integra dhe Katerina Jovanovska Ivanovska nga TMORO, fituan nga 544 dhe 574 vota. (koha.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Tetor, 2021 20:17