Partitë festuan fitoren e zgjedhjeve, por harruan masat antiCovid

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 20:06

Partitë festuan fitoren e zgjedhjeve, por harruan masat antiCovid

A janë sjellë protokollet për mbrojtje nga pandemia që të njëjtat të respektohen nga të gjithë qytetarët në të gjitha rrethanat? Nevoja për të parashtruar këtë pyetje lind pas festimeve të një nate më parë të partive politike dhe simpatizantëve të tyre, pa respektuar asnjë masë për mbrojtje nga COVID-19.

Nëse për shumë çështje partitë politike veprojnë ndryshe nga njëra tjetra, për shkeljen e protokolleve kanë vepruar të gjitha njësoj.

Me daulle, valle e përqafime, ngjitur krah më krah me njëri tjetrin, qindra simpatizantë të BDI-së u mblodhën para shtabit të kësaj partie në Kërçovë për të festuar fitoren e Fatmir Dearit për kryetar të Komunës.

Situata nuk ishte më ndryshe as në Tetovë, ku simpatizantët e Lëvizjes Besa kishin dalë për të festuar fitoren e kandidatit të kësaj partie Bilall Kasami.

Festimi i fitores së Arben Taravarit nga koalicioni ASH-AAA nuk mungoi në Gostivar, ku ashtu si edhe në rastet e mësipërme, të krijohej përshtypja se rregullat për mbrojtje nga pandemia nuk vlejnë në situatat që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Pa distancë dhe pa maska qindra qytetarë kishin dalë në qendër të Kumanovës për të festuar fitoren e Maksim Dimitrijevskit.

Të gjitha masat e mësipërme i shkelën edhe simpatizantët e VMRO-DPMNE-së. Qytetarët që nuk hezitonin të përqafohen e të vallëzojnë krah për krah, të krijonin përshtypjen se nuk jetojnë në një vend ku gjatë ditës ishin regjistruar 349 të infektuar.

Përgjegjëse për sanksionimin e personave që shkelin masat për mbrojtje nga pandemia në ambientet e hapura është Ministria e Punëve të Brendshme. Pyetëm këtë dikaster nëse kanë shqiptuar gjoba ndaj shkelësve të masave, por deri tani pa përgjigje./ Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 20:06

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...