Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Partitë mbështeten te marrëveshja për Kuvendin

Partitë mbështeten te marrëveshja për Kuvendin

Redaksia

Dy partitë më të mëdha politike LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja janë të bindura se marrëveshja mes liderëve Zaev dhe Mickoski ka qenë e mjaftueshme për vijimin pa pengesë të punës së Kuvendit. Hristijan Mickoski thotë se rezultatet e para u panë javën e kaluar kur kaluan disa ligje të ngecura prej kohësh.

Atë që e deklaruam për opinionin, si person i përgjegjshëm dhe politikan do të thoja se është në proces realizimi. Ne aty nuk arritëm marrëveshje absolute se nga ai moment e këndej do të këndojnë zogjtë dhe do të rriten lulet. Përkundrazi, u morëm vesh për ta relaksuar pak situatën në vend”, theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM-ja, si me të rëndësishme e konsiderojnë pakon e pestë të masave e cila presin të miratohet se shpejti.

Për shkak se është me procedurë të shkurtuar, sipas Rregullores nuk mundet më shumë se dy ditë të diskutohet dhe të debatohet sipas ligjit. Unë pres që Komisioni të mblidhet këto ditë që të fillojnë të rrjedhin ditët për diskutim dhe shpresoj se me shumicë të madhe do t’i miratojmë në kuadër të plenumit”, pohoi Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

Pas takimit, dy liderët kishin deklaruar se janë dakorduar për zhbllokimin e disa ligjeve të ngecura prej kohësh si ai për Qendrën Klinike, legalizimi i ndërtimeve pa leje, pakoja e pestë e masave ekonomike, për kreditë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, reformat në Agjencinë e mediave dhe RTVM, gjashtë ligjet që lidhen me pensionimin në 64 vjet, ligjet për ekologji dhe ata që janë në agjendën evropiane dhe për pandeminë.

Nga të dakorduarat, tashmë është miratuar shtyrja e regjistrimit në terren për në muajin shtator dhe ndryshimet e Kodit zgjedhor të nevojshme për përdorimin e terminaleve të shenjave të gishtave.

Ndërkohë, grupet e punës janë angazhuar për të arritur marrëveshje për ndryshimin e modelit zgjedhor në model me një njësi, lista preferenciale për këshilltarë lokal, një rreth zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe më shumë vendvotime për diasporën./Alsat

Continue Reading

Previous: Simovski: Diaspora do të regjistrohet, deklaratat e Mickoski për politikë ditore
Next: Gastronomët: Nëse nuk marrim ndihma ekonomike, do të falimentojmë të gjithë

Të ngjashme

Sasha-Bogdanoviq-780x439 Bogdanoviq: Nuk shkela protokollet me praninë time në hotel

Bogdanoviq: Nuk shkela protokollet me praninë time në hotel

Redaksia
milevski1-750x430 Milevski: Nevojiten masa urgjente për prerjen e paligjshme të pyjeve

Milevski: Nevojiten masa urgjente për prerjen e paligjshme të pyjeve

Redaksia
1111REDAKT....Indeksi-i-investimeve-1-750x430 11 vende më poshtë në renditjen e investimeve të huaja

11 vende më poshtë në renditjen e investimeve të huaja

Redaksia

TË FUNDIT

Screenshot_20210422-230634_Instagram Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

40d4db81-0993-4c7d-bc67-f709a019fc10 “Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

“Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

Agnelli-dhe-Perez-780x470 UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

EzmyxKfWUAgRlIV Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

2 Adnan Januzaj siguron 3 pikë të mëdha për Sosiedatin

Adnan Januzaj siguron 3 pikë të mëdha për Sosiedatin


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016. 

Ne punojmë sipas udhëzimeve për raportim etik të mediave online.

Flaka Media Group – FGM  menaxhon me Flaka, Lobi dhe Gostivari Sot

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.