Partitë nuk besojnë se zhvillimet në BFI do të ndikojnë në censusin zgjedhor

Redaksia
By Redaksia 25 Prill, 2019 20:41

Partitë nuk besojnë se zhvillimet në BFI do të ndikojnë në censusin zgjedhor

Zhvillimet në BFI nuk do të ndikojnë në censusin në raundin e dytë zgjedhor, vlerësojnë partitë politike, përcjell FLAKA.

Ata shpresojnë për census më të madh nga raundi i parë dhe dalja në masë më 5 maj.

Misioni i OSBE në Shkup është informuar për trazirat në BFI. Bujar Osmani i transmetoi Clemens Koja se pret që të gjitha institucionet të ndërmarrin veprime që do të mbrojnë pavarësinë e BFI, duke theksuar se incidente të tilla mund të dëmtojnë marrëdhëniet ndëretnike.

Me reagimin, doli edhe Partia Demokratike e Turqve.

Ata i nxitën të gjithë përfaqësuesit muslimanë të sillen me shumë kujdes dhe me përgjegjësi kur marrin vendime në procesin e funksionimit të institucionit. FLAKA

Redaksia
By Redaksia 25 Prill, 2019 20:41