Partneriteti privat publik, Filipçe: të ndryshojmë sistemin, për pacientët

Redaksia
By Redaksia 10 Prill, 2019 20:08

Partneriteti privat publik, Filipçe: të ndryshojmë sistemin, për pacientët

Nga fillimi i vitit 2014 deri në fund të vitit janë paguar rreth dy milion euro për investime jashtë vendit.

Pagesa të shtrenjta edhe në klinikat private në vend. Ministri Filipçe thotë se me ndryshimin e sistemit publik dhe vendosjen e partneritetit publiko-privat në këtë sektor, do të ndryshohet gjendja në favor të pacientëve dhe do të ndalet ikja e mjekëve jashtë vendit.

“Përqindja e madhe e kostos totale të shëndetit është diku 35%. Pacientët paguajnë nga xhepi i tyre. Kur i shihni sondazhet, të gjitha ato përqindje të mëdha duan të trajtohen në spitalet private. Kjo është pikërisht ajo që duam të ndryshojmë. Ne duam që sistemi ynë publik të hapë dyert edhe për sektorin privat”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Me fillimin e partneritetit publiko-privat në kirurgjinë pediatrike, për dy muaj u bënë më shumë se dhjetë operacione të ndërlikuara të zemrës.

Kirurgët e fëmijëve dhe kardiokirurgët privatë po operojnë edhe në kirurgjinë neonetale të fëmijëve të mbikëqyrur nga mjekët amerikanë.

“Bëhet fjalë për foshnja rreth dy kilogram me defekte të rënda në zemër, një ekip amerikan vëzhgon dhe kryen ndërhyrje. Qëllimi ynë është të kujdesemi jo vetëm për ata me probleme zemre, por çdo fëmijë që do të kërkojë kujdes intensiv”,- theksoi kirurgu pediatrik dr. Vlladimir Çadikovski.

“Për herë të parë u bashkua cilësia dhe ekspertiza, e mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, e kjo është një kthesë e madhe që mund të japë menjëherë rezultate”,- u shpreh drejtori i spitalit, Zhan Mitrev.

Pas zgjedhjeve do të bëhet një studim fizibiliteti për të përmirësuar kushtet e shëndetit publik edhe në klinikat e tjera.

Redaksia
By Redaksia 10 Prill, 2019 20:08