Pas 18 vjetëve Ilindeni shënohet edhe në “Prohor Pçinski”/ Pendarovski: Vendi ku është formuar shteti maqedonas bashkëkohor

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 20:02

Pas 18 vjetëve Ilindeni shënohet edhe në “Prohor Pçinski”/ Pendarovski: Vendi ku është formuar shteti maqedonas bashkëkohor

Pas 18 vjetëve, në manastirin “Prohor Pçinski”, sërish shënohet festa e Ilindenit. Delegacioni i Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga Presidenti Stevo Pendarovski, mori pjesë në kremtimin e kësaj feste ku janë vendosur themelet e shtetit dhe ku është mbajtur mbledhja e parë e KAÇKM-së. Nikoqirët e tyre ishin ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikolla Sellakoviq dhe delegacioni i Kishës Ortodokse Serbe. Pendarovski e falënderoi homologun e tij serb, Vuçiq dhe kreut të KOS-it, Porfirij, duke porositur se ky është fillimi i një tradite të re për shënimin e Ilindenit në “Prohor Pçinski”.  

“Me ministrin Selakoviq, i cili më duhet të them se ishte jashtëzakonisht i angazhuar në javët e kaluara për të gjitha detajet e kësaj vizite, u morëm vesh që në afat sa më të shkurtër të formohet një grup pune në nivel të ministrave të Jashtëm nga ana jonë dhe nga ana e tyre, i cili do të duhet t’i dakordojë të gjitha hollësitë për festat e ardhshme për këtu. Kemi një marrëveshje të vjetër, mendoj se është nga viti 2000 për mirëmbajtjen e monumenteve kulturore të të dyja vendeve. Mendoj se kjo mund të shërbejë si një bazë juridike që së shpejti ta krijojmë këtë grup pune dhe për herën tjetër t’i kemi të gjitha ato tiparet që ishin në këtë vend kur është mbajtur mbledhja historike. Por, dua edhe njëherë t’i lavdëroj dhe t’u jap mirënjohje nikoqirëve serbë sepse arritën për një kohë shumë të shkurtër, pasi nuk mundnin ta gjenin pllakën origjinale, të bëjnë një pllakë të re me tekstin origjinal para së cilës u përkulëm sot.

-Domethënë këtu do të mund të rinovohet edhe dhoma?

-Po, do të mundte. Në këtë drejtim është kjo. Nikoqiri i manastirit, peshkopi Prohovije na siguroi këtë.

-Unë mendoj se ideja nuk është të vijmë vetëm këtë vit, por duke filluar nga viti i ardhshëm, vazhdimisht ta festojmë festën këtu.”- deklaroi Pendarovski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 20:02