Pas 58 orëve bllokadë, lejohet një kamion me mbeturina nga NPK – Gostivar për në “Rusino” | VIDEO

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 5 Gusht, 2020 00:19

Pas 58 orëve bllokadë, lejohet një kamion me mbeturina nga NPK – Gostivar për në “Rusino” | VIDEO

Pas 58 orësh bllokadë, e cila nisi nga e diela në mesditë, sonte në ora 22 është lejuar një kamion me mbeturina i N.P “Komunalec” – Gostivar për në deponinë “Rusino”.

Rasti konfirmohet edhe nga Iniciativa qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër në Gostivar” dhe nga drejtori i N.P “Komunalec”, Isak Lazami.

“Po është e vërtetë se sonte në ora 22 është lejuar një kamion me mbeturina për në deponinë Rusino”, tha shkurt drejtori Lazami.

Nga Iniciativa “Sto Rusino” thonë se do t’i lejojnë të kalojnë vetëm kaminat e ndërmarrjes së Gostivarit, kurse ndales për të gjithë komunat tjera të Pollogut vazhdon të vlejë. Nga aty thonë se këtë vendim e kanë marrë pasi Komuna e Gostivarit ka dërguar kërkesë deri te Qeveria dhe Ministria e Ambientit për marrje të masave për zgjidhje të problemit.

Organizatorët e bllokadës shtojnë më tej se do të qendrojnë te trari deri me 12 gusht, ashtu siç kishin paralajmëruar se bllokada do të zgjasë dhjetë ditë. Deri atëherë ata presin të gjitha kërkesat e tyre nga ana e autoriteteve kompetente të plotësohen.

Qëllimi final i tyre është mbyllja e deponisë “Rusino” dhe ndërtim të një deponie të re sipas standardeve të BE-së.

Ndryshe, sot në një press-konferencë për media, drejtori i NP “Komunalec”, Isak Lazami tha se mbeturinat për tre ditë i kanë mbajtur në depot e ndërmarrjes, por siç ai u shpreh, edhe atje më nuk do të ketë vend dhe duhet të gjindet një zgjidhje e cila vjenë sonte.

Ndërkohë, poashtu sot kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se pas potestave për “Rusinon” zhvillohen lojëra të pandershme dhe se politika fuqishëm është e përzier. FLAKA

Posted by Deso Mateski on Tuesday, August 4, 2020

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 5 Gusht, 2020 00:19