Pas De Jong Barcelona gati të sakrifikoje disa talente për De Ligt

Desk
By Desk 1 Prill, 2019 23:01

Pas De Jong Barcelona gati të sakrifikoje disa talente për De Ligt

Pas De Jong Barcelona gati të sakrifikoje disa talente për De Ligt.

Transferimi i Frenki De Jong duke filluar nga sezoni i ardhshëm nga Ajaks te Barcelona, duket se do të jetë i pari i një serie të gjatë transferimesh, pasi dy klubet janë pranë një akordi për vazhdimësinë në shkëmbimin e futbollistëve gjatë viteve në vazhdim.

Konfirmimi vjen nga drejtori sportivi i Ajaksit, Frenk Overmars, i cili ka shpjeguar se katalanasit kanë filluar të interesohen përsëri për “prodhimin holandez” dhe janë gati të dërgojnë atje për eksperiencë talentet e tyre.

“Kemi raporte të mira me katalanasit, duan të disktuojnë me ne për të kuptuar nëse na intereson ndonjë lojtar i ri që mund të na e huazojnë. Sigurisht, nuk do të jenë shumë, nuk jemi filial dhe sektori ynë i të rinjve është i mbushur me talente. Por do të marrim ndonjë element më ekspert, i cili nuk ka shpërthyer ende apo në disa sezone nuk është paraqitur si duhet”, theksoi ai.

Emrat që u interesojnë holandezëve janë Todibo, Puig, Miranda dhe Oriol Buskets. Ndërsa mendohet se Barcelona është gati të sakrifikojë këta futbollistë për një apo dy sezone, vetëm për të arritur më shpejt te talenti De Ligt. /albeu.com/

Desk
By Desk 1 Prill, 2019 23:01