Pas disa shtyerjeve, të hënën pritet të zhvillohet gjygji mbi rastin “Parcela në Mavrovë”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Maj, 2023 08:04

Pas disa shtyerjeve, të hënën pritet të zhvillohet gjygji   mbi rastin “Parcela në Mavrovë”

Të hënën me 8 Maj pritet të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ish shefi i urbanizmit në Komunën Mavrovë – Rostushë, pas shumë seancave të prolonguara, përcjell Flaka 

Ndryshe, disa herë radhazi po shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish shefi i urbanizmit në Komunën Mavrovë – Rostushë. Prolongimi i fundit u bë me 10 prill me pretekst se mungonte në sallën e gjyqit ka munguar përfaqësuesja e ekspertizës ligjore.

Herën e parafundit, me datë 8 mars sërish ishte shtyer seanca gjyqësore për rastin “Parcela në Mavrovë”.

Përpiluesja e ekspertizës kishte rast vdekje për çka ka munguar në seancë dhe kjo ka qenë arsyeja e shtyerjes së seancës gjyqërore, tani e planifikuar për të vijuar këtë herë.

Me 13 shkurt filloi seanca ndaj të akuzuarit i cili aktualisht vazhdon të jetë i punësuar në komunën e Mavrovë – Rostushës.

Gjatë seancës, prokurori publik Hazbi Iseini shpalosi dëshmitë e veta ndaj të akuzuarit. Në seancë të pranishëm ishin edhe kryetari i Mavrovë – Rostushës, Medat Kurtovski dhe e punsuara me arhivin e komunës, Vesna Siljanovska, në cilësinë e dëshmitarëve.

Më herët me 26 nëntor të vitit 2022, u prolongua procesi gjyqësor ndaj ish kryeshefit të urbanizmit në Mavrovë – Rostushë.

Në seancën e së hënës pritet të prezantohet ekspertiza e bërë nga Biljana Stojkovska nga Byroja për ekspertizë ligjore.

Pas denoncimit nga ana e zyrës së jashtme për punë penale në Policinë e Gostivarit, gjatë vitit 2022, Prokuroria inicoi ndjekje penale ndaj tij. Procesin gjyqësor do ta procedon gjykatësja Magdalena Mishovska, ndërsa prokuror i rastit është Hazbi Iseini.

Kujtojmë që më 8 korrik të këtij viti, Policia njoftoi që ndaj një banori të Shkupit është paraqitur kallëzim penal për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe asgjësim të librave të evidencës.

Në njoftimin e MPB-së, u tha që se zyra e jashtme për punë penale, Gostivar, ka paraqitur kallëzim penal kundër J.K.(57) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim të detyrësr”, “falsifikim dokumentesh” dhe “falsifikim apo asgjësim të librave të evidencës ”. Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Maj, 2023 08:04

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare